• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK DROGE, DHUNË NË FAMILJE DHE PËRNDJEKJE NË FAMILJE/ Policia e Tiranës prangos 8 persona në 24 orët e fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK DROGE, DHUNË NË FAMILJE DHE PËRNDJEKJE NË FAMILJE/ Policia e Tiranës prangos 8 persona në 24 orët e fundit

31 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 8 persona, njëri prej të cilëve ishte person në kërkim.

Sipas policisë, të arrestuarit kanë kryer vepra të ndryshme penale, si trafik narkotikësh, dhuna në familje, përndjekje, drejtim i automjetit në gjendje të dehur etj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 8 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen lëndë narkotike, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Q., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 34 vjeç, pasi në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan, Njësia Administrative Bërzhitë, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të marrë me qira prej tij, u konstatua një tavolinë në të cilën gjendeshin çipsa si ato që përdoren për lojërat e fatit dhe disa letra bixhozi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 56 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar një shtetase 53-vjeçare.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Ll., 64 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cerova”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, pasi në rrugën “Mimoza” Vorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. M., 43 vjeç dhe O. N., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. Sh., 25 vjeç, pasi në vendin e quajtur Qafë Priskë, u konstatua duke transportuar me mjetin e tij, lëndë drusore pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJE E RËNDË/ Vetëvritet në zyrë biznesmeni shqiptar (EMRI)
Previous article SPEKTAKËL FISHEKZJARRESH/ Viti i Ri 2021 mbërrin edhe në Australi (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT