• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK DROGE DHE PJESË E ORGANIZATËS KRIMINALE/ Arrestohet i shumëkërkuari në Shkodër, i dënuar me 15 vjet burg në Itali (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK DROGE DHE PJESË E ORGANIZATËS KRIMINALE/ Arrestohet i shumëkërkuari në Shkodër, i dënuar me 15 vjet burg në Itali (EMRI)

22 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka vënë në pranga një 51 vjeçar në Shkodër me qëllim ekstradimi drejt Italisë pasi është dënuar për trafik droge dhe si pjesë e një organizate kriminale.

Bëhet fjalë për Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Braci, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.

DETAJE nga policia: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 51-vjeçari i dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Strukturat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI U RRAHËN BRAÇE DHE RAMA NË '96/ Zv.kryeministri nxjerr fotot: Kështu rriheshin gazetarët nga Berisha (FOTO)
Previous article COVID-19/ Trump, flamuj në gjysmë shtize për viktimat: Nuk do ta mbyllja Amerikën edhe pas një vale të dytë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT