• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK DROGE DHE ARMË/ Kush është vlonjati me dy emra që u arrestua në Muriqan, po kalonte në doganë…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK DROGE DHE ARMË/ Kush është vlonjati me dy emra që u arrestua në Muriqan, po kalonte në doganë…

13 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ishte në kërkim ndërkombëtar, por kjo duket se nuk ishte aspak një shqetësim për 44-vjeçarin nga Vlora që të lëvizte lirshëm nga një shtet në tjetrin.

Megjithatë, “liria” e tij mori fund ditën e sotme, ku është arrestuar nga policia e Shtetit, pasi gjykata e Italisë e kishte dënuar me 11 vite burg trafik droge arme dhe si pjesëtar i një organizatë kriminale.

Në pranga ka rënë Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë. Ai po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, por u arrestua në doganën e Muriqanit.

Njoftimi i plotë i policisë
Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llogari të drejtësisë italiane. Falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare, Interpol Tiranës dhe DVP Shkodër u vu në pranga 44-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave në kërkim, gjatë përpunimit të dokumenteve të personave në hyrje të republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për intervistim të hollësishëm një shtetas nga Vlora.

Pas intervistimit të hollësishëm nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër rezultoi se shtetasi Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALIMET NË KAKAVIJË DHE KAPSHTICË/ Ministrja jep njoftimin e rëndësishëm...
Previous article PUSHIMET E RUDINA MAGJISTARIT NUK KANË PËRFUNDUAR/ Moderatorja zgjedh të relaksohet ne veri të vendit (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT