• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK ARMËSH NGA KOSOVA DREJT SHQIPËRISË/ Mbeten pas hekurave 5 të arrestuarit! Çfarë dëshmuan para togave të zeza
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK ARMËSH NGA KOSOVA DREJT SHQIPËRISË/ Mbeten pas hekurave 5 të arrestuarit! Çfarë dëshmuan para togave të zeza

14 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka lënë pas hekurave 5 personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh.

Në qeli u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami, të cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Gjatë seancës ata kanë pretenduar që s’janë përfshirë në trafikun e armëve dhe se nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit. Nëpërmjet avokatëve pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndroj në këtë rast është ajo e prodhimit dhe shitjes së armeve. Por, togat e zeza caktuan ndaj tyre masën e sigurisë burg pa afat.

Përgjatë këtij viti kanë qenë dy raste ku policia jonë ka mundur të pikasë transportues armësh nga Kosova në drejtim të Tiranës.
Në të dy operacionet u tha se çanta me armët brenda vinte me linjën e autobusëve Prishtinë-Tiranë, ndërsa personat si transportues, ashtu edhe pritës, refuzonin të ishin në dijeni se çfarë kishte çanta brenda. Në njërin nga operacionet që u realizua në afërsi të “Asllan Rusit” në Tiranë u bllokua një çantë brenda së cilës u gjenden 10 pistoleta. Në operacion u përdor edhe një i infiltruar, gjë që ka mundësuar nxjerrjen e të dhënave të mekanizmit se si funksionin grupet kriminale të trafikut të armëve, por në kthim edhe të drogës, kryesisht kokainë.

Shpeshherë armët e zjarrit në Kosovë shkëmbeheshin jo vetëm me para, por edhe me kokainë. Këtu futet roli i Euxhenio Manushit, i arrestuar në një operacion antidrogë. Sipas policisë, ky i fundit interesohej për armë dhe në shkëmbim jepte kokainë. Hetimet kanë provuar se në disa episode ai së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës me lëndë narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjellë armë zjarri. Policia e Tiranës po verifikon raste ku armët e sjella nga Turqia disa herë kanë tentuar të trafikoheshin edhe në vendet e tjera, madje deri në Angli.

Valter Osmani, shqiptari i Kosovës, dyshohet se ishte koka kryesore e grupit që trafikonte armë të kalibrave të ndryshëm nga Kosova në Shqipëri dhe jo vetëm.

I riu u kap në Kosovë, por në vijim pritet të ekstradohet në vendin tonë, pasi të gjitha provat kundër tij u gjetën në një banesë në zonën e Kombinatit në Tiranë, pasi aty qëndronte sa herë vinte për tregtinë e armëve.

Policia ushtroi kontrolle aty dhe gjeti pjesën më të madhe të armëve, ndërsa dyshohet se ky ambient është përdorur si bazë nga grupi për shitjen apo shkëmbimin e armëve. Valter Osmani bënte shpesh itinerarin Kosovë-Shqipëri për të marrë dhe gjetur armë, të cilat më pas i sillte në Tiranë edhe me bashkëpunëtorë të tjerë, me makina private apo autobus.

Kësaj here nuk përdoreshin vetëm para, por edhe kokainë. Policia bën me dije se një pistoletë shkëmbehej kryesisht me 20, 25 deri në 30 gramë kokainë, ndonëse ende nuk janë fiksuar detajet e shkëmbimit të mallit me mall.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MORI MJETIN DHE IA SHITI PËR 2 MIJË EURO? Çfarë ndodhi mes Rezart Veleshnjes dhe shokut të tij. Zbardhet ngjarja
Previous article PAMJET SHQETËSUESE NË VLORË/ Fëmijët dalin para makinave në lëvizje dhe filmojnë video për "Tik Tok"

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT