• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TRADHTON” BERISHËN? Kim Mehmeti: PD, parti e tritanëve, ristanëve, ndokave, nishanëve, e mbushur plot pleh
Home
Politikë

“TRADHTON” BERISHËN? Kim Mehmeti: PD, parti e tritanëve, ristanëve, ndokave, nishanëve, e mbushur plot pleh

18 October, 2021 s.autor Politikë

Kim Mehmeti ka bërë një shkrim që rreket të mbrojë Sali Berishën, por më shumë në fakt, e ka sulmuar atë, ndoshta edhe pa e ditur se po e bën këtë gjë.

“Përderisa Piktori i bënë gati raketat me të cilat do e pushtojë gjithësinë, Doktori, me ‘Foltoret’ e veta, e vazhdon betejën e vet kundër kryetarit aktual të PD-së, të cilat ‘Foltore’ është e vështirë t’i përcaktosh nëse e shpërfaqin fytyrën e ndritur të kësaj partie, apo plehun e saj politik të grumbulluar gjatë tri dekadave të shkuara.

Dhe kur jemi te këto ‘Foltore’, pa dyshim se ato tregojnë si duket prijës i lindur me aurën e drejtuesit, siç është Doktori, por i cili të lë përshtypjen se nuk e ka kuptuar që shtëpiari i mirë, i lë pasardhësit e vet lirshëm të mbyten në gabimet e veta, i vetëdijshme se duhet ata të mësohen të jetojnë pa të.

Po pra, këto ‘Foltore’ e shpërfaqin edhe fytyrën e drejtuesit aktual të PD-së, të cilit, siç duket, askush nuk i ka treguar se kurrë nuk mund të bëhesh prijës i kolonës, nëse të tjerët ta rreshtojnë atë, si dhe, nëse nuk ke guxim që të marrësh autorësinë edhe për bëmat që të detyrojnë t’i bësh.

Sidoqoftë, ajo që duhet thënë që tani lidhur me këto ‘Foltore’ është se në masë të madhe, nga Doktori do varet nëse ato do prodhojnë vlera të reja, me çka edhe do bëhen farë nga do mbijë bima e mirë e një mendësie të re politike, apo nëse ato do mbisundohen nga britmat ‘Eja Doktor dhe na e shpëto Shqipërinë’, me çka do bëhen baltë e së shkuarës, ku do mbytet e ardhmja e PD-së, baltë e ngjeshur nga mendësia se lideri është i barabartë me partinë, e partia baras me shtetin e popullin.

Pra nëse këto ‘Foltore’ kanë për qëllim vetëm rrëzimin e kryetarit aktual të PD-së dhe ardhjen e Doktorit në krye të saj, atëherë që tani mund të thuhet se është bërë shumë zhurmë për asgjë punë dhe se, do fitojë e shkuara e kësaj partie, e shpërfaqur nëpërmjet fytyrave të ‘tritanëve, ristanëve, ndokave, nishanëve…’, të atyre që PD-ja ua dha të gjitha, e ata nuk i ngiu asgjë”, shkruan ai në një koment të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Albini do të mbetet vetëm!
Previous article STUDENTËT E KORÇËS TË GJITHË NË AUDITORE/ Zv.rektori: Do të vaksinohen në ditët në vijim, s’mund t’i penalizojmë

s.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT