• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Tradhtia” austriake me Putin; Skepticizëm për sigurinë në Europë
Home
Nderkombetare

“Tradhtia” austriake me Putin; Skepticizëm për sigurinë në Europë

24 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Një ish-shef i zbulimit gjerman thotë se sekretet e NATO-s nuk janë të sigurta nëse ndahen me Austrinë, duke iu bashkuar shqetësimit në rritje midis agjencive të inteligjencës perëndimore rreth lidhjeve të ngushta mes ministrave të lartë austriakë dhe Rusisë.

 Në Perëndim është shtuar frika rreth besueshmërisë së Austrisë që nga shkurti i kaluar, kur nga një operacion policore në selinë e agjensisë austriake të inteligjencës u sekuestruan disa dosje sekrete.

Zyrtarë të lartë nga koalicioni qeverisës në Austri, kanë bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të perëndimit mbi Rusinë, të vendosura pas aneksimit nga kjo e fundit të Krimesë në 2014.

Austria shmangu dëbimet e koordinuara perëndimore të diplomatëve rusë pas helmimit në fillim të këtij viti të një agjenti rus dhe vajzës së tij në Britani, që fajëson Kremlinin për incidentin. Afërsia në rritje midis qeverisë austriake dhe Kremlinit doli në pah edhe javën e kaluar kur presidenti rus Vladimir Putin ishte i ftuar nderi në dasmën e ministres së jashtme të Austrisë Karin Kneissl.

Pjesëmarrja e Putinit e shndërroi ceremoninë private në një ngjarje politike të profilit të lartë dhe nxiti një stuhi kritikash në media ndaj Kneissl që sipas mediave, ishte përulur përpara presidentit rus. Gazeta Washington Post raportonte javën e kaluar, se disa agjenci të inteligjencës perëndimore kishin ndalur shkëmbimin e informacioneve sensitive me homologët e tyre austriakë, duke ngritur alarmin se sekretet mund t’i jepeshin Moskës.

Austria nuk është vendi i vetëm i NATO-s që po shkakton alarm në perëndim, në një atmosferë të rritjes së partive populiste, miqësore ndaj Kremlinit në të gjithë Evropën.

Në mars, agjencitë amerikane të sigurisë po vlerësonin se çfarë dokumentesh zbulimi mund të ndaheshin me homologët italianë pas formimit në Romë të një qeverie koalicioni mes Legës së djathtë dhe Lëvizjes së Pesë Yjeve (M5S). Të dyja ato kundërshtojnë sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, duke thënë se ato kanë dëmtuar Italinë po aq sa Rusinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUAJA SHTATËZËNË VDIQ NË AKSIDENT/ Detajet: Burg për shoferin e makinës. Porosia e tij për djalin që...
Previous article SKEDINA E DITËS/ Sot, si asnjëherë më parë e keni shansin të bëheni MILIONER (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT