Një nurrë që pothuajse i “preu kokën” gruas së tij kur e goditi, me thikë për vdekje, ai u shpall fajtor nga gjykata për vrasje.
Safie Xheta, 35 vjeç, u gjet e vdekur pranë burrit të saj, Fatos, 46 vjeç, në shtëpinë e tyre në Oxford më 17 qershor. Gjykatës së Kurorës në Oxford iu tha Xheta ishte bërë “kontrolluese” dhe “e dyshimtë” e gruas së tij dhe ia ktheu thikën vetes pasi e vrau shkruan BBC përcjell AlpeNews.al
U deshën juristët 90 minuta për ta shpallur njëzëri atë fajtor. Ai do të dënohet të hënën.
Në banesën e çiftit shqiptar u gjet edhe një shënim ku thuhej: Tradhtia zgjidhet vetëm me vdekje. Xheta mendonte se e shoqja e tradhtonte dhe kishte nisur të monitoronte llogarinë e saj në Instagram.
Çifti u martua me mblesëri në Shqipëri dhe fillimisht u vendosën në Itali. Më pas u larguan për në Angli. Xheta u dërgoi mesazhe të afërmve ditën e krimit, duke u thënë se duhej të vinin në shtëpinë e tij. Kur ata mbërritën, dera e dhomës së gjumit ishte mbyllur, shkruan BBC përcjell AlpeNews.al
Policia hyri me forcë në dhomë dhe e gjeti Xhetën të përgjakur pranë të shoqes së vdekur. Ai e kishte mbyllur gojën që të mos dëgjohej teksa godiste veten me thikë.
Shoqja e viktimës, Dorela Rehova tha se i pandehuri e kishte dhunuar të shoqen, duke ia nxirë syrin dhe se i kishte shkatërruar celularin.
Përktheu: AlpeNews.al