Katër personat e arrestuar për 3.4 milion eurot dolën sot para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e masës së sigurisë.
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg katër personat e arrestuar për 3.4 milion eurot. Babë e bir, Edi dhe Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka mbërritën në gjykatë nën masa të rrepta të sigurisë.
Gjithë materiali pritet ti kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas vendimit të marrë Gjykata e Durrësit.
Të arrestuarit janë rimarrë sërish në pyetje edhe gjatë të mërkurës por i kanë qendruar deklarimeve të mëparshme duke mohuar të kenë patur dijeni për sasinë e parave të ndodhura në dy automjetet që vinin nga Belgjika.
Sipas avokatit Saimir Visha të arrestuarit janë viktima në këtë rast.
“Të katër personat u lanë në burg. Të arrestuarit janë viktima në këtë rast. Askush nuk thotë ku janë futur paratë në Belgjikë apo Itali. E paimagjinueshme që 4 të arrestuarit të bëjnë trafikun e parave”, deklaroi ndër të tjera Vishaj.


