• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TOUR OF THE DAY”/ Nëse të pëlqen AVENTURA atëherë KANIONET e OSUMIT janë… (FOTO)
Home
Media të Huaja

“TOUR OF THE DAY”/ Nëse të pëlqen AVENTURA atëherë KANIONET e OSUMIT janë… (FOTO)

7 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

“Tour of the Day” për ditën e sotme, redaksia e ALPENews.al ka përzgjedhur Kanionet e mrekullueshme, dhe fantastike të Osumit.

E kanë vizituar njerëz të famshëm. E kanë pëlqyer turistë të huaj. E kanë dashur për pamjet mahnitëse që të ofron.

Ato janë kanionet e Osumit.

Të shtrira përgjatë sipërfaqëes gjeografike Çorovodë – Hambull, në një vijë ujore 13 kilometra të gjatë, që të duken se janë akoma më shumë nëse do të bësh aktivitete sportive si “rafting” ose “diving” nën ujë (vetëm në disa zona).

Megjithatë në një rrëfim për këtë zonë shkruhet:

Kanioni i Osumit, është më i madhi në gjithë vendin dhe me të drejtë është emërtuar “Grand Canyon e Shqipërisë”.
Gjendet në seksionin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë, me shpatë vertikale, përfund të cilëve rrjedh “lozonjar” lumi i Osumit.

Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen: coprat e qiellit së bashku me pjesë të mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë së blertë pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një përzjerje ngjyrash dhe formash të përmbysura, që me fluiditetin e tyre të hutojnë dhe të zhytin në një botë krejt tjetër, ireale si dhe të ngjallin ndjesi të ëmbla, nga të cilat nuk ke dëshirë të dalësh.

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Çmenduria” e merkatos/ Partizani i rrëmben Kukësit sulmuesin ganez
Previous article DUAN TITULLIN/ VETTEL beson te përmbysja: Ferrari ka ende potencial për të dhënë

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT