Turistët e zbuluan të parët përpara se në (vendasit) ta shikonim si një prej destinacioneve prioritare për pushimet.
E kemi fjalën për “Tour of the Day” që sot, redaksia e ALPENews.al ka përzgjedhur Plazhin e “Pasqyrave” në Sarandë.
Do ta hasni shpesh në “Google” edhe si “Mirror Beach” sepse kështu përkthehet në anglisht, dhe turistët natyrisht janë të parët që “marrin” masa që informacioni të jetë samë i bollshëm në internet.
Plazhi i “Pasqyrave” ndodhet midis Sarandës dhe Ksamilit, në kilometrin e 7-të të rrugës Sarandë – Butrint, dhe është një pamje e rrallë edhe për ata që e frekuentojnë Rivierën rregullisht.
ALPENews.al ju sjell disa prej pamjeve që vijnë nga plazhi i “Pasqyrave”.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.