Sic e deklaroi dhe drejtori sportiv I Milan, Marco Fassone, në rast se Milan nuk kualifikohet në Champions League, atëhere disa top player do të duhet të largohen.
Nje ndër ta është edhe Suso, I cili ka treguar formë mjaft të mirë këtë fillim sezoni duke tërhequr vemendjen e top klubeve europiane.
Skuadrat që janë interesuar më tepër për të janë Tottenham dhe Arsenal.
Besohet se Spurs kanë bërë gati një ofertë 22 milionë euro dhe do t’ua prezantojnë kuqezinjve në ditët e para të merkatos të janarit.
Gjithsesi kjo shumë nuk do të jetë e mjaftueshme, kjo pasi Suso ka kontratë me klubin nga Milano deri në vitin 2022 dhe ka klauzolë prej 40 milionë eurosh.
Vlen të theksohet se anësori i ble nga Liverpooli vetë, për 1.3 milionë euro në vitin 2015. /alpenews.al/


