• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TOSKANË” E VOGËL NË ZEMËR TË ARAPAJ/ Destinacioni më i ri agroturistik
Home
Ne sytë e të huajve

“TOSKANË” E VOGËL NË ZEMËR TË ARAPAJ/ Destinacioni më i ri agroturistik

2 November, 2019 k.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Vetëm 45 minuta nga Tirana, “Vinea Resort” është një “Toskanë” e vogël në Arapaj, të Durrësit.

Një investim bashkëkohor modern ku ndërthuret mrekullia e natyrës me shijen e veçantë të gatimeve tradicionale, mesdhetare dhe të verës markë të afirmuar, “Vinea Resort” është destinacioni më i ri agroturistik që ofron cilësi në ushqime, akomodim e argëtim, me impakt zhvillimin e të gjithë zonës për rreth. Kjo pikë agroturistike e familjes Koka ofron dhe shërbime hotelerie, pishinë, pistë kuajsh, këndin kids, qendrat e pushimit për të gjithë vizitorët vendas e të huaj.

Ekipi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, vizitoi nga afër këtë pikë agroturistike dhe Taulant Kortesi, menaxher i përgjithshëm i këtij resorti, na tregon se zemra e “Vinea” është sipërfaqja prej 45 ha tokë vreshta rrushi të varieteteve të ndryshme.

“I gjithë prodhimi i plantacionit të vreshtit shkon në kantinën “Skënderbeu”, një emër i vjetër dhe i sigurt që prodhon verë dhe konjak të mirë për brenda dhe jashtë vendit”- thotë Korresi.

Ndërsa ecim nëpër hapësirat e resortit “Vinea”, Sabiani, punonjës i kuzhinës është ndalur në bahçen e resortit, për të mbledhur perimet e freskëta të cilat janë bazë e menysë së gatimeve që përgatit ky resort. “Duam që gjithçka ta prodhojmë organike nga bahçja jonë që nga perimet, frutat, mishi, bulmetrat e deri tek zahiretë e produktet e përpunuara të cilat i përgatisim vetë në qendrën e përpunimit , dhe u shërbejmë vizitorëve në çdo kohë ushqime të shëndetshme. Shumëllojshmëria e produkteve ka zhvilluar kreativitetin e pjatave me prodhime tradicionale të shijshme dhe të freskëta”, tha ai.

Mjeshtri i kuzhinës italiane, Xhanfranko Visianit, një nga shefat më të mirë në Itali, u shpreh se “Sot më duket se shoh Shqipërinë si Italinë e viteve 60”.

“Me këtë kryeministër nuk bëhet shaka. Po bën hapa gjigantë, është shumë i shpejtë, dhe shumë here personat dhe publiku nuk e përkrahin. Por ai do të përhapë, në mënyrë inteligjente, agroturizmin. Ky është si një lloj agroturizmi toskan. Ne duam të krijojmë, pra të përhapim punësim tek të tjerët, duhet të duam token, ta ruajmë atë. Ne duhet të jetojmë në këtë tokë duke mos e dëmtuar atë”, shprehet ai.

Një hapësirë të konsiderueshme zë edhe pista e hipizmit dhe stallat e kuajve. Mjeshtri i kuajve i mëson dhe ua bën të lehtë xhiron me kalë gjithkujt që nuk ka hipur më parë në ta. Ndërsa shëtitja me kaloshinë, në perimetrin e resortit ku shtrihen plantacionet e vreshtave dhe pemëve, është atraksioni më impresionues për vizitorët vendas dhe të huaj dhe veçanërisht për fëmijët.

Taulanti na tregon se qendrat e pushimit, në pikat më periferike të resortit njëherazi dhe të vreshtit, janë oaze të relaksit të veçantë, ku vizitorët shijojnë mrekullinë e natyrës, në privatësi të plotë.

“Përveç pamjes magjepsëse të vreshtave, hapësira dedikuar fëmijëve, plot ngjyra të lodrave të ndryshme ofron një ambient tjetër me mundësi pafund argëtimi për ta” – tha Kortesi.

“Vinea është një investim që ofron mundësi shumë të mirë jo vetëm për të pushuar por është mundësi për të punuar zgjeruar kapacitetet profesionale, dhe për të shtuar ekonominë e zonës. Ky investim ka shtuar në 100 persona numrin e të punësuarve në ketë zonë dhe është një gur i rëndësishëm në kurorën e investimeve që kanë nisur në agroturizmin shqiptar”- thotë Kortesi.

Resorti modern agroturistik Vinea, eshte një tjetër dëshmi e zhvillimit ku po hyn ekonomia rurale, e një komponenti të rëndësishem të industrisë së turizmit, që është agroturizmi.

I kompletuar në çdo aspekt sipas shijeve dhe parametrave bashkëkohore të një agroturizmi me standarde të larta, “Vinea Resort” është një shembull i prekshëm për të gjithë ata që duan të investojnë në industrinë e turizmit. /ata

Toskana e vogël në zemër të Arapajt/ 100 të punësuar nga zona në resortin e agroturizmit

Toskana e vogël në zemër të Arapajt/ 100 të punësuar nga zona në resortin e agroturizmitVinea është një investim që ofron mundësi shumë të mirë jo vetëm për të pushuar por është mundësi për të punuar zgjeruar kapacitetet profesionale, dhe për të shtuar ekonominë e zonës. Ky investim ka shtuar në 100 persona numrin e të punësuarve në ketë zonë dhe është një gur i rëndësishëm në kurorën e investimeve që kanë nisur në agroturizmin shqiptar.http://ata.gov.al/2019/11/02/toskana-e-vogel-ne-zemer-te-arapajt-100-te-punesuar-nga-zona-ne-resortin-e-agroturizmit/

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Samstag, 2. November 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLASIN STUDIMET/ Ja çfarë duhet të bëni në fundjavë nëse flini pak orë gjatë javës
Previous article ËSHTË RIKTHYER MË I URITUR SE KURRË/ Rashica nuk di të ndalet me Werder Bremen, shijoni golin e kosovarit (VIDEO)

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT