• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TORTURONTE” SHQIPTARËT / Prokuroria e Kosovës akuzon ish-pjestarin e forcave të armatosura serbe për krime lufte
Home
Rajon

“TORTURONTE” SHQIPTARËT / Prokuroria e Kosovës akuzon ish-pjestarin e forcave të armatosura serbe për krime lufte

6 December, 2019 k.autor Rajon

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të premten akuzë kundër një ish pjesëtari të forcave të policisë serbe për krime lufte, nën dyshimet për torturimin e shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998 – 1999.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se i pandehuri që është identifikuar vetëm me nistoret N.A. “me datën 21 maj të vitit 1999, në lagjen “Emshir” në Prishtinë, në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, deri më tani të paidentifikuar, ka marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile të nacionalitetit shqiptarë, me ç ‘rast në mënyrë çnjerëzore i kanë torturuar të dëmtuarit J.Sh. dhe S.Sh. duke i rrahur për një kohë të gjatë me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke iu shkaktuar vuajtje të mëdha dhe dëmtime të rënda trupore, nga pasojat e të cilëve ata vuajnë edhe sot. Të njëjtën ditë, i pandehuri N.A. në bashkëkryerje me persona të tjerë, kishte gjetur dhe përvetësuar nga të dëmtuarit shumën e madhe të parave, disa vetura dhe gjësende të tjera me vlerë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime thuhet në njoftimin e prokurorisë, “ai ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile”.

Lufta gati dyvjeçare në Kosovë përfundoi pas ndërhyrjes së NATO-s për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe. Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PYETET PËR PLANET E MERKATOS SË JANARIT/ Flet Zidane: Do ju them atë që mendoj! Bale...
Previous article ËSHTË DJALI I LEGJENDËS SË FORMULA 1/ Mick Schumacher shpalos planet e të ardhmes: Ja çfarë synoj vitin tjetër

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT