Një shqiptar 20 vjecar është vënë në pranga në Itali, me akuzën e dhunës ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte, edhe ajo 20 vjecare.
Mediat italianë shkruajnë sot se është arrestuar shqiptari H.S. i cili prej kohësh torturonte gruan në sy të vajzës 2 vjecare.
Burri e kishte qëlluar gruan me shkelma, me grushte dhe i kishte shkaktuar plagë nga kafshimet në kokë, të gjitha këto në sy të të miturës.
Ulërimat e gruas kanë tërhequr vëmendjen e banorëve, të cilët kanë telefonuar me urgjencë policinë.
Menjëherë një grup karabinierësh shkuan në banesë dhe e kapën shqiptarin në flagrancë,. Ndërkohë që gruaja ishte e tmerruar dhe me shenja të dukshme të dhunës. Ajo tregoi se situata të tilla ishin të përsëritura.
Gruaja dhe vajza e saj u transportuan në spital. Gruaja u mjekua për trauma dhe dëmtime të shumta në trup.
Gruaja tregoi se dhuna ishte e vazhdueshme, shoqëruar me dhunë psikike dhe fizike. Ajo tha se burri e kishte izoluar në banesë, dhe shumë herë e detyronte të flinte në një dhomë tjetër, pa e lejuar të shihte të bijën.


