• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Topi në krevat, 8 gola për Inter dhe numri 63… Ato që nuk dini për Cutrone
Home
Futboll

Topi në krevat, 8 gola për Inter dhe numri 63… Ato që nuk dini për Cutrone

11 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Patrick Cutrone është i riu i momentit në Serinë A. edhe në javën e fundit ka luajtur një ndeshje shumë të mirë kundër Spal, duke realizuar dy gola. Aktualisht është sulmuesi më i mirë i Milan-it në këtë sezon, por kur vendosi t’i zgjidhte ngjyrat kuqezi? Këto janë 8 kuriozitet që nuk dini për Patrick Cutrone.

1

Shumë sulmues zgjedhin numra tipikë të rolit që mbulojnë: 9, 10, 11. Ai jo. Është i lidhur me familjen, për këtë arsye ka zgjedhur 63-in, që është data e lindjes e babait Pasquale. Edhe në Instagram, përveç emrit dhe mbiemrit të tij, ka edhe numrin 63, që e dallon në rrjetet sociale.

2

Në një intervistë të vjetër, babai Pasquale ka rrëfyer një anekdotë për të shpjeguar dashurinë e djalit të tij për futbollin: “Është e saktë të thuhet se jeton për futbollin. Mjafton të mendoni se para disa muajsh ka fjetur me topin në krevat. E mbante mbi jastëk”. Një çidft i pandashëm, me pak fjalë, ajo mes sulmuesit të ri dhe sferës së lojës.

3

Një tjetër anekdotë e treguar nga babai i tij: Inter e donte djalin e tij. Patric bëri një provë me zikaltrit, ka shënuar tetë gola, por klubi merr kohë. Në atë pikë ka ndërhyrë Milan, që ka arritur marrëveshjen me një shtrëngim duarsh. Një ndryshim rruge i pabesueshëm, që mund të kishte ndryshuar fatin e të gjithë palëve të përfshira. Cutrone ka përfunduar te Milan dhe është golashënuesi më i mirë i skuadrës në këtë sezon.

4

Në një intervistë të verës së kaluar, është pyetur se me kë ishte tifoz në fëmijëri dhe ai ka thënë: “Luaj te Milan që nga mosha 7 vjeç dhe nga ajo kohë ka pasur vetëm një fanellë për mua. Më parë, simpatizoja Juventus-in”.

5

Në të njëjtën intervistë, gazetari e ka pyetur: “Është e vërtetë se kur keni qenë fëmijë zemëroheshit kur nuk shënonit?”; përgjigja e tij ka qenë shumë e sinqerttë: “Më ndodh akoma në stërvitje. Por në fushë vjen më parë skuadra, edhe pse zemërohem shumë kur nuk shënoj”.

6

Një herë, Cutrone ka folur për jetën e tij jashtë fushës së lojës: “Më pëlqen të dal me miqtë, të bëj gjëra normale. Dhe nuk më pëlqen të vonohem në mbrëmje, të shkoj në lokale: kam kohë të limituar”. Domethënë, një jetë prej një atleti të vërtetë, që të bën të mendosh se e ardhmja e tij do të jetë shumë e shndritshme.

7

Patrick ka një tatuazh në parakrah: shëmbëlltyrat e dy të njerëzve dhe dy fëmijëve që ecin buzë detit gjatë perëndimit. Poshtë, shkrimi: FAMILJE. Janë prindërit, ai dhe vëllai Christopher, që luan si portier tek AS Castello, në Zvicër. Cutrone e puth atë tatuazh pas çdo goli.

8

27 dhjetor 2017: derbi i Kupës së Italisë në çerekfinale. Kush humbet eliminohet. Nuk ka qenë një ndeshje shumë spektakolare dhe Milan nuk kishte akoma një lojë të qartë. Inter, nga ana tjetër, krijonte shumë pak dhe Icardi nuk e godiste në asnjë moment portën. Mes zëvendësimeve të shumta të Gattuso-s ka ardhur edhe ai i Cutrone-s, që në minutën e 104-t, pas një asisti të Suso, ka realizuar golin e fitores dhe është bërë lojtari i parë në historinë e derbit të Milanos që shënon gol në kohën shtesë; që tani, një legjendë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Anuloi vizitën ditën e sotme. Ja kur do të vizitojë Shqipërinë Komisioneri, grek, Avramopulous (AXHENDA)
Previous article Tjetër rekord, vetëm Man City më mirë se Napoli në Europë

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT