Sonte do të shpallet fituesi i Topit të Artë për këtë vit gjatë një ceremoni që për herë të parë do të mbahet pranë Kullës Eiffel në Paris.
Çdo gjë është gati për ndarjen e çmimit më prestigjioz individual për lojtarët, Topin e Artë, me Cristiano Ronaldon që udhëheq garën si favoriti kryesor për ta rrëmbyer atë.
L’Equipe do ta transmetojë drejtpërdrejt ceremoninë e ndarjes së çmimit nga një vend mitik në Francë: Kulla e Eiffelit.
Revista franceze “France Football”, e cila e ndan këtë çmim individual, ka vendosur të bëjë gjithçka që ceremonia e ndarjes së Topit të Artë të jetë e suksesshme këtë vit.
Vitin e kaluar, Ronaldo e pranoi Topin e katërt të Artë në “Santiago Bernabeu”, gjatë një prezantimi që la shumë për t’u dëshiruar. E kjo e ka bërë revistën franceze të kuptojë se nevojiten ca ndryshime.
Prandaj, ceremonia për shpallen e fituesit të Topit të Artë për këtë vit do të mbahet në Kullën Eiffel.
Sulmuesi portugez i Real Madridit, i cili e fitoi çmimin e FIFA-s si lojtari më i mirë dhe është në kërkim të Topit të pestë të Artë, do të garojë me Messin dhe Neymarin për këtë çmim.
Ceremonia do të nisë sot nga ora 19:45.


