• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TONIN FRROKU/ A duhet të festohet Hallowen?
Home
Blog

TONIN FRROKU/ A duhet të festohet Hallowen?

30 October, 2017 Redaktor1 Blog

A duhet të festohet Hallowen?
Përgjigja: Jo!
Arsyeja: Nuk është festë e krishterë dhe nuk ka lidhje me traditën tonë shqiptare.

Keltët, popull që jetonin në Irlandë, nga fundi i tetorit kremtonin si zakonisht ardhjen e dimrit me një festë që ata e quanin: “All Hallow even” Në këtë rast ata ndezshin zjarr, rreth secilit të gjithë bashkoheshin duke vallëzuar e duke vendosur maska për të frikësuar shtrigat. Në kujtim të kësaj feste edhe sot e kësaj dite festohet Halloween, pra në mbrëmjen e 31 tetorit. Në këtë natë, si zakonisht fëmijët, maskohen, dalin në rrugë dhe trokasin në dyert e shtëpive duke bërtitur: “TRICK OR TREAT”, që do të thotë ëmbëlsirën apo shakanë. Ata që hapin dyert dhurojnë fëmijëve biskota, karamele, ndërsa ata qe nuk u dhurojnë gjë bëhet ndonjë shaka mes tyre.
Ne të krishterët nuk adhurojmë kultin e të vdekurve, por ne adhurojmë Zotin e jetës. E vërtetë që vdekja e frikëson çdo njërin prej nesh, por të krishterët në pagëzim e kanë pranuar dhuratën e jetës së amshuar, pra e kanë pranuar dhuratën e Shpirtit shenjt që iu mundëson të jenë bijtë dhe bijat e Hyjit.
Çdo njeri dëshiron lumturinë, të mirën, të bukurën, e të gjitha këto arrihen nëse dëshirojmë dhe kërkojmë Zotin në jetën tonë. Çdo i pagëzuar mbanë në vete dritën e shenjtërisë dhe po ashtu është i grishur që atë dritë ta mbartë në mbarë botën.
Mjerisht në kohën në të cilën jetojmë shohim shumë vdekje të dhunshme, të parakohshme dhe që nuk kanë të bëjnë vullnetin e Zotit. Shohim dhunë, gjakderdhje, urrejtje. Sot bota ka nevojë për një fjalë shprese, paqe dhe dashurie.
Festa e Halloween-it nuk është në gjendje t-ia dhuroi botës këtë shpresë. Prandaj unë mendoj që kjo festë nuk duhet të festohet nga të krishterët. Sepse kjo festë ka për qellim të vë nën hije festën e Gjithë Shenjtërve dhe Përkujtimin gjithë të vdekurve, që ne të krishterët i kremtojmë me 1 dhe 2 nëntor. Sot bota ka nevojë për të vërtetën. Edhe e vërteta qëndron në atë që tha: Unë jam Rruga, e Vërteta dhe Jeta. Kush beson në mua nuk do të vdes, por do të jetoi për amshim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISLIM AHMETAJ/ Replike e shkurtër me Muc Nanon
Previous article Rikthehet 'lavdia' e Serie A, cilësohet ndër më kompetitivët në Europë

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT