Një 24-vjeçari i ka kushtuar shtrenjë borxhi 150 mijë lekë nga dy personave, pasi është përballur me orë tmerri pas mesnatës së kaluar. Policia bën me dije se shtetasi T. S. është marrë peng dhe dhunuar nga dy personat që iu kishte borxhin, të cilët kanë rënë në pranga.
Arrestohen dy shtetas për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Më datë 24.01.2018, rreth orës 02:00, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Pal Maletaj, 58 vjeç, banues në Tiranë;
• Fatjon Maletaj, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi u bë pasi dyshohet se në Fushë Mëzez, kanë marrë me forcë shtetasin T.S., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.
Materialet për ta iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.


