Një burrë i moshuar u shqye nga një luan i madh në një park kafshësh të egra në një incident shokues të kapur nga kamerat.
Pamjet, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, besohet të jenë filmuar të shtunën në Parkun e Predatorëve të Marakele në Afrikën e Jugut.
Siç edhe mund të shihet, tregon se si burri është duke hyrë fillimisht në mbylljen e luanit.
Dhe pothuajse sapo e sheh burrin e moshuar – që besohet të jetë pronari i parkut – fillon ta ndjekë atë.
Dëshmitarët shikojnë me tmerr kur kafsha e ndjek burrin drejt derës metalike.
Luani tërheq njeriun më larg nga mbyllja, në disa shkurre dhe dëshmitarët bërtasin për ndihmë.
Ndonëse nuk bëhet e ditur nëse burri ka vdekur, një gjë është konfirmuar – gjendja e tij është e rëndë


