• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tmerr në Zvicër/ Shqiptarët përdhunonin gratë e tyre në mënyra çnjerzore, gjykata jep vendimin
Home
Aktualitet
Kronikë

Tmerr në Zvicër/ Shqiptarët përdhunonin gratë e tyre në mënyra çnjerzore, gjykata jep vendimin

11 November, 2017 F.autor Kronikë

Gjykata e Bazelit dënoi një kosovar me 22 muaj burg, pasi kishte dhunuar dhe kërcënuar gruan e tij, për vite me radhën. Ndërsa në Zyrih, një burrë tjetër po shqiptar kishte dhunuar dhe përdhunuar gruan e tij mori dënim më të rëndë.

Sipas aktakuzës, kërcënimet me vdekje ndaj gruas së tij ishin pothuajse të përditshme. Personi i cili u paraqit të enjten para Gjykatës Penale të Bazelit, i akuzuar për keqtrajtimin për shumë vite të gruas së tij, ishte sërish i akuzuar për dhunë, por këtë herë nga e dashura e tij, shkruan 20min.ch

I pyetur nga Gjykata për këto kërcënime, kosovari, i cili mbërriti në Zvicër në vitin 1991, shpjegoi se ai thjesht nuk kishte çfarë të bënte, raporton “Basler Zeitung”. Por, siç vuri në dukje prokuroria gjatë seancës dëgjimore, i pandehuri nuk foli gjatë.

Në rastin e parë ai kishte dhunuar gruan e tij duke e qëlluar me një vazo në kokë, ku sipas një raporti-mjeko ligjorë mund ti kishte shkaktuar dhe vdekjen.

Sipas tij, shkaku që ka dhunuar gratë ishte se ata nuk donin të pastronin shtëpinë. Por për këto ngjarje prokurori publik kishte kërkuar dënimin prej 4 vjet e gjysmë burgim për kosovarin.

Por, drejtësia përfundimisht e shqiptoi me një sanksion më të lehtë duke i dhënë 22 muaj burg.

Gjykata arsyetoi vendimin e saj, duke shpjeguar se i akuzuari nuk kishte një dosje penale. Ajo gjithashtu vuri në dukje se e dashura e të pandehurit ndërkohë kishte tërhequr ankesën e saj.

Ndërsa rasti tjetër është i një 64-vjeçari shqiptar, i cili u paraqit në gjykatën e Zyrihut pasi kishte keq trajtuar dhe përdhunuar gruan e tij për vite me radhë, shkruan “TagesAnzeiger”.

“Për ty, unë jam perëndia”, i kishte thënë ai gruas. Dëgjimi zbuloi të enjten se gruaja, e paralizuar, ka pritur një kohë të gjatë para se të denoncoje bashkëshortin e saj në polici. Vetëm pasi djali i saj 10-vjeçar i tha se nuk guxonte të shkonte në shtëpi, ajo më në fund mori guximin dhe e denoncoi.

Shqiptari gjithashtu përdhunonte gruan e tij në mënyrë të përsëritur. Për këtë, ai vendoste një batanije në dyshemenë e kuzhinës, ku e rrihte apo e kafshonte gruan e tij gjatë aktit.

Si përfundim gjykata vendosi që ta dënonte shqiptarin me 7 vite burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Buffon: Kemi nevojë për tifozët në “San Siro”
Previous article KËSHILLA/ Ja çfarë ushqimesh duhet të konsumoni këtë dimër

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT