Qindra trupa njerëzish që vdiqën në Nju Jork gjatë kulmit të pandemisë pranverën e kaluar janë akoma të depozituara në kamionë frigoriferikë në Brooklyn.
Këto janë trupat e atyre familjeve të të cilëve nuk ka qenë e mundur të gjurmohen ose atyre që nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një varrim adekuat.
Bëhet fjalë për 650 kufoma. New York kohët e fundit ngriti kontributin e saj për të ndihmuar familjet e trazuara të organizojnë funeralet në 1,700 dollarë nga 900 dollarët e mëparshëm.


