• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TMERR NE FAMILJE/ Vrau veten pasi qëlloi me thikë babain dhe nënën, para disa ditësh djali…
Home
Aktualitet
Kronikë

TMERR NE FAMILJE/ Vrau veten pasi qëlloi me thikë babain dhe nënën, para disa ditësh djali…

7 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

I riu qe u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni, pasi masakroi me thikë babanë dhe nënën në shtëpinë ku jetonin prej 10 ditësh në Tiranë, vetem para pak ditesh ishte kthyer nga Gjermania. plagosje tirane

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Nasi Pavllo”, në një pallat në krah të Ambasadës Amerikane. Brian Skrapari, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u hodh nga kati i tretë, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Ai ndërroi jetë dje në orët e para të mëngjesit. Ndërsa prindërit e tij, Ermir dhe Anila Skrapari, ndodhen në Spitalin Ushtarak. Në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën ndodhet babai 66- vjeçar, i cili u godit të 10 herë më thikë nga i biri, në bark dhe në qafë.

Ndërsa e ëma, ndonëse ka një plagë të rëndë në qafë, sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por ajo ende nuk e di që i biri ka ndërruar jetë. Burime nga Policia thanë se shkak për krimin e rëndë në familje është bërë një debat që viktima Brian Skrapari ka pasur me të atin.

Sipas Policisë, nga dëshmitë e disa të afërmve të familjes Skrapari, është mësuar se 25-vjeçari vuante nga depresioni dhe prej dy vitesh kurohej me medikamente. Ndërsa kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ku shkonte herë pas here tek e motra, e cila studion atje për mjekësi.

NGJARJA

Policia tha dje se, të shtunën, rreth orës 22:05, është dërguar në spital shtetasi Brian Skrapari, 25 vjeç, në gjendje të rëndë, pasi ishte hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pavllo”. Gjithashtu, Policia tha se janë dërguar në spital të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi Ermir Skrapari, 66 vjeç dhe e ëma, Anila Skrapari, 55 vjeç.

“Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25-vjeçari pas një grindjeje ka goditur babanë dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve i riu është hedhur nga kati i tretë i banesës”, tha zyrtarisht Policia. Nga hetimet e kryera gjatë orëve të paradites është më- suar se sherri fillimisht ka nisur mes djalit e babait. Në grindje e sipër, i riu ka marrë thikën e bukës dhe ka goditur 10 herë të atin në bark dhe në qafë.

Në këtë moment ka hyrë në shtëpi nëna e tij, e cila ndodhej poshtë në dyqan. Kur ka parë skenën ajo është futur në mes, por djali e ka goditur edhe atë me thikë në qafë. Më pas ka lëshuar thikën nga dora dhe është hedhur nga ballkoni. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, e lajmëruar nga fqinjët.

Ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Burimet thanë se gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur edhe disa medikamente që dyshohet se përdorte 25-vjeçari për depresionin. Nga dëshmitë e fqinjëve është mësuar se familja Skrapari kishte më pak se 10 ditë që ishte akomoduar në atë pallat, ku kishin marrë një shtëpi me qira. Për këtë arsye asnjë prej fqinjëve ende nuk i njihte dhe nuk kishte dëgjuar për probleme që ata mund të kishin brenda familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plani i Tiranës, gati rikthimi i dy futbollistëve të huaj
Previous article A është ky reperi i vetëm shqiptar që nuk i blen klikimet? Sapo e pranoi me këtë postim (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska Aktualitet

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut Aktualitet

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT