• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TJETËRSIMI I 66 MIJË M2 TOKË TE RANA E HEDHUN/ Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj! Dënohen dhe 2 të tjerët
Home
Breaking News

TJETËRSIMI I 66 MIJË M2 TOKË TE RANA E HEDHUN/ Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj! Dënohen dhe 2 të tjerët

23 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Apeli i GJKKO ka prishur verdiktin e shkallës së parë, duke dyfishuar dhe dhënë dënimin me 2 vite e 8 muaj burgim për Fran Frrokajn, ish-kryetarin demokrat të Bashkisë së Lezhës. Shkalla e parë kishte dhënë 1 vit dhe 4 muaj burgim, kurse SPAK kishte kërkuar dënimin që u dha sot (23 Dhjetor).

Frrokaj ka përfituar nga amnistia muaj më parë (24 Prill 2024), duke u liruar. Ai ishte dorëzuar në muajin Tetor të vitit 2022 pas një tjetër çështje penale ku ishte dënuar.

Vendimin e mori sot (23 Dhjetor) Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi si kryesuese, Dhimitër Lara dhe Florjan Kalaja anëtarë.

Çështja ishte regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme dhe mbi ankimet e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj dhe 2 të tjerëve, ndaj vendimit të 1 marsit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Prokuroria kërkonte dënimin e tij me 4 vite burgim, që u pranua sot, i konvertuar në 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Shkalla e parë e kishte dënuar me 2 vite burgim, të konvertuara në 1 vit dhe 4 muaj burg. Aktualisht do llogaritet nëse amnistia qëndron në fuqi edhe pas këtij vendimi të ndryshuar.

“Apeli vendosi në përfundim deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimin përfundimisht të rij më 2 vjet e 8 muaj burgim mbi bazën e gjykimit të shkurtuar. Frrokaj ishte liruar më herët pas amnistisë”, thuhet në vendim..

U deklarua fajtor edhe i pandehuri Bledar Cara, për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, dhe dënimin me 2 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet në 1 vit e 4 muaj burgim. Gjithashtu heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet. Cara kishte marrë pafajësi në shkallën e parë.

Shpallja fajtor u bë edhe ndaj të pandehurës Juzhina Mema, për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, duke e dënuar me 2 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar kthehet në 1 vit dhe 4 muaj burgim, që më tej konvertohet  në shërbim prove për 5 vjet me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Po kështu humbet të drejtën e ushtrimit të funksioneve për 5 vite. Edhe Mema kishte marrë pafajësi në shkallën e parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA MASIVE NË BEOGRAD/ Vuçiç akuza Perëndimit: Janë të paguara
Previous article MOTI I KEQ "PUSHTON" VENDIN/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

s.autor

Postime të ngjashme

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT