Kristina Cohen e ka akuzuar aktorin Ed Westwick se e ka përdhunuar para tre vitesh. Aktorja 27-vjeçare ka theksuar se ngjarja kishte ndodhur, kur ajo e kishte vizituar në banesën e tij së bashku me producentin e atëhershëm.
Cohen ka thënë se atmosfera ishte e pakëndshme, pasi që nga fillimi aktori sugjeronte të kenë seks në treshe. Kristina kishte kërkuar të largohej menjëherë, por Westwick kishte këmbëngulur të qëndronte dhe të flinte në banesën e tij.
Ndërsa më vonë i kishte shkuar në dhomë dhe e kishte përdhunuar. “Isha e paralizuar dhe e frikësuar. Nuk kam mundur të flas dhe as të lëviz. Ai më mposhti dhe më dhunoi”, ka shkruar aktorja në Facebook.
Kur më vonë i kishte treguar producentin se çfarë kishte ndodhur, ky i fundit kishte thënë që të mos flasë për këtë, pasi që Ed mund të hakmerrej ndaj saj dhe duhej t’i thoshte lamtumirë karrierës.
“Njerëzit si Ed përdorin karrierën e tyre për të kryer seks me dhunë dhe vazhdojnë të marrin shpërblime”, shkruan Kristina. Westwick i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim në një postim në Instagram, duke thënë se ai nuk e njeh Cohen dhe se nuk e ka përdhunuar.






