Shkon në katër numri i kandidatëve të LSI-së që kanë kërkuar të marrin mandatin e deputetit.
Burime pranë KQZ bëjnë të ditur se sot ka depozituar kërkesën për të marrë mandatin e deputetit, kandidati i LSI-së për Qarkun e Tiranës, Edmond Abaz Rrushi.
Ai ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit dhe është në pritje të vendimin të KQZ për t’i dhënë mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës.