• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TJETËR KUNDËRSHTUES I “BRENDSHËM” I BASHËS/ Ristani: Çdo energji e tepërt e harxhuar…
Home
Politikë

TJETËR KUNDËRSHTUES I “BRENDSHËM” I BASHËS/ Ristani: Çdo energji e tepërt e harxhuar…

3 August, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Arben Ristani ka vazhduar me kritikat kundër lidershipit të Partisë Demokratike për djegien e mandateve parlamentare dhe shmangien nga përballja institucionale.

Në një deklaratë të fundit, ish-sekretari dhe ish-deputeti i PD-së u shpreh se është koha që tashmë të mendohet për një zgjidhje më të mirë politike se bojkoti dhe të tejkalohet denoncimi i abuzimeve dhe shkeljeve të qeverisë.

Qëndrimin e tij, ai e shprehu në llogarinë e tij në Facebook.

‘Duhet te përqëndrohemi të gjithë te gjetja e zgjidhjes për krizën e rëndë që po kalojmë. Rama bën çdo ditë veprime kundër interesit publik, çdo dite vjedh dhe zhvat pasuritë e shqiptarëve, çdo ditë tallet me varfërinë e tyre, por këtë tashmë, s’ka shqiptar që nuk e di.

Le të themi se faza e denoncimit dhe beteja që shqiptarët dhe ndërkombëtarët ta njohin se kush është dhe çfarë bën, e realizoi qëllimin.

Çdo energji e tepërt e harxhuar për ta denoncuar të keqen publikisht, është energji e çuar dëm. Duhen përqëndruar forcat dhe mendja, te gjetja e rrugës që na çon te zgjidhja, dakortësimi gjithëpërfshirës për rrugën e gjetur, qartësi për etapat dhe rolet, përqëndrim dhe besim.

Sidoqoftë, rruga e bojkotit dhe ikja nga përballja institucionale, brenda sistemit, me kundërshtarin, tashmë është e përjashtuar si zgjidhje’, shkruan Ristani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE NË PËRGJIM NGA POLICIA/ Ish-futbollisti i Chelesa kapet me një sasi droge, ja akuzat që merr
Previous article "ÇEÇO FEST"/ Kur turistët e rinj "pushtojnë" Gjirokastrën

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT