Një tjetër grabitje është regjistruar mbrëmjen e sotme. Pas grabitjes në Durrës, po rreth orës 20:30 dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë zënë pritë duke grabitur një makinë në Thumanë. Pronari i makinës tip ‘Benz’ me targa AA046TA është nga Kukësi.
Autorët kanë marrë makinën dhe janë larguar. Ende nuk dihet nëse grabitja e makinës në Thumanë ka lidhje me ngjarjen në Durrës, nëse janë të njëjtët autorët që mund të kenë grabitur makinën për të humbur gjurmët.


