Shefi i sigurimit të Facebook, Alex Stamos, është larguar nga kompania për t’u bërë anëtar në Universitetin Stanford. Largimi i tij ishte pritur pas lajmit në mars se Facebook po riorganizonte divizionin e saj të sigurisë.
Shefi i operacionit, Sheryl Sandberg, tha se Stamos kishte luajtur një rol të rëndësishëm në kompani.
Stamos, 39 vjeç, ka qenë pjesë e firmës që në vitin 2015 dhe do largohet në fund të këtij muaji.
Ai po largohet pikërisht në një moment krize ku aksionet e Facebook kanë rënë pas skandalit të publikimit të të dhënave të përdoruesve.
“Jam krenar që kam punuar me disa nga profesionistët më të aftë dhe më të përkushtuar të sigurisë në botë në një nga mjediset më të vështira kërcënuese me të cilat ballafaqohet një kompani teknologjike”, tha ai në një postim në Facebook.
Stanford tha se Stamos do ti bashkohet një grupi pune që fokusohet në betejën e informacionit, e dizejnuar për të informuar politikanët, mediat dhe të tjerët rreth kërcënimeve të reja.



