• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TJETËR GODITJE/ Macron i ashpër me Rusinë: Do bëjmë gjithçka për të ndaluar forcat…
Home
Nderkombetare

TJETËR GODITJE/ Macron i ashpër me Rusinë: Do bëjmë gjithçka për të ndaluar forcat…

15 June, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë të mërkurën, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka” për të ndaluar luftën e nisur ndaj Ukrainës, në një kthesë të dukshme nga qëndrimi i tij i mëparshëm ndaj Moskës, që ngjalli shqetësim në Kiev dhe mes aleatëve evropianë për sa i përket angazhimit të Francës për t’iu kundërvënë Moskës.

Macron, i cili mbërriti në Rumani më 15 qershor për një udhëtim tre-ditor në krahun jugor të NATO-s dhe në Moldavi, është kritikuar nga Ukraina dhe aleatët e Evropës Lindore për atë që ata e perceptuan si mungesë të mbështetjes ndaj Ukrainës ndërsa ajo lufton për të zmbrapsur trupat ruse.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të ndaluar forcat e luftës ruse, për të ndihmuar ukrainasit dhe ushtrinë e tyre dhe të vazhdojmë të negociojmë,” u tha Macron trupave franceze, amerikane, britanike dhe atyre të tjera aleate në bazën ushtarake të NATO-s pranë portit të Konstancës të Rumanisë në Detin e Zi.

Macron do të udhëtojë më pas në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, për konsultime me presidenten pro-perëndimore Maia Sandu. Disa raportime në media, të cilat nuk janë konfirmuar nga zyra e Macron, thonë se ai të enjten, më 16 qershor do të shkojë në Kiev për një vizitë, së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis.

“Ne duhet të mbështesim Ukrainën,” tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me Iohannis më 15 qershor.

“Që nga dita e parë Franca tha qartë se Rusia është agresori”, tha Macron kur u pyet për deklaratat e tij të përsëritura se Rusia nuk duhet të poshtërohet gjatë përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

“Por ne duhet të jemi të qartë: ne nuk jemi në luftë me Rusinë”, shtoi Macron, i cili ka vazhduar të mbajë të hapura kanalet e komunikimit me Kremlinin që nga fillimi i pushtimit.

“Presidenti ukrainas dhe zyrtarët e tij do të duhet të negociojnë me Rusinë,” tha ai. Franca drejton një grup ushtarak të NATO-s në Rumani me rreth 800 trupa, ku përfshihen 500 ushtarë francezë, dhe ka vendosur gjithashtu një sistem raketash tokë-ajër.

Vizita e Macron në Kiev, nëse konfirmohet, do të vijë një ditë përpara se Komisioni Evropian të bëjë një rekomandim për statusin e Ukrainës si kandidate të mundshme në Bashkimin Evropian.

Disa vende të BE-së, përfshirë Francën, kanë shprehur skepticizëm rreth pranimit të Ukrainës si një vend kandidat për t’iu bashkuar bllokut prej 27 anëtarësh./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Shuhet profesori i njohur shqiptar, një ndër themeluesit e arsimit të lartë
Previous article NDRYSHIME NË QEVERI/ Kush është mjekja që merr postin e rëndësishëm

F.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT