Autoritetet ruse konfirmuan ditën e sotme 10,581 raste të reja të prekurish nga koronavirusi, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në 145,268.
Kjo është shifra e dyta më e larta sa i takon rasteve të reja që nga fillimi i epidemisë. Sipas ‘themoscowtimes’ Rusia tani është vendi i shtatë më i prekur në aspektin e infeksioneve, duke kaluar Kinën, Turqinë dhe Iranin.
76 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 1.356. Kujtojmë që Kryeministri rus Mikhail Mishustin të enjten konfirmoi se ishte i prekur nga koronavirusi dhe do të vetëkarantinohej në shtëpi.