Një 70-vjeçar është përplasur pak minuta më parë nga një makinë, ndërsa po kalonte rrugën te “21 Dhjetori”në kryeqytet. Sipas policisë, ai është dërguar me urgjencë në spital.
“Tiranë/Informacion paraprak, Me datë 27.09.2020, rreth orës 11:05, tek ‘21 Dhjetori’ mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M. rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.