Një supermarket është vjedhur gjatë natës në Tiranë.
Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e supermarketit që ndohet në zonën e “Brrylit” në Tiranë.
Mësohet se sinjali i alarmit nuk është aktivizuar, duke ia lehtësuar punën autorëve.
Nuk dihet se çfarë kanë mundur të vjedhin autorët, por policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë ka marrë në pyetje edhe menaxherët e supermarketit.
Në vijim priten informacione më të detajuara nga policia.


