Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në kryeqytet.
Mësohet që ngjarja të ketë ndodhur në zonën e Laknasit. Sipas raportimeve të para thuhet se të shtënat kanë nisur si pasojë e një përplasje mes dy grupesh të rinjsh.
Sherri ka nisur mes dy personave fillimisht më pas janë marrë armët dhe është qëlluar dy herë në ajër.
Nga konflikti i nisur për motive banale në një lokal në zonën e Laknasit, nuk ka të plagosur
Policia po punon për zbardhjen e situatës pas shoqërimit të palëve të përfshirë në sherr.


