• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tiranë/ Të drejtat e pacientëve, shumë ankesa, asnjë gjyq pro tyre
Home
Sociale

Tiranë/ Të drejtat e pacientëve, shumë ankesa, asnjë gjyq pro tyre

23 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi bëri të ditur se është aktualisht në një proces gjyqësor me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor për një fëmijë, të cilit iu refuzua operacioni i detyrueshëm nga ligji për përmirësimi i dëgjimit të tij.

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, tha se më herët mori një vendim diskriminimi për shërbime mjekësore të mangëta e mosdhënien fare si në rastin e fëmijëve me leucemi.

“Më pas na erdhi një çështje e përsëritur për të sëmurët me kancer, të cilën po e studiojmë në thellësi. Kemi edhe ankesa nga pakicat rome dhe egjiptiane, se nuk u as jepen ilaçe as trajtim dinjitoz dhe madje fyes, sjellje që rëndon shëndetin dhe psikologjinë e tyre” – tha ajo.

Sipas Komisioneres, personat LGBTI janë të diskriminuar nga mjekësia, po ashtu edhe personat e dënuar, që vuajnë mosmarrjen e shërbimit mjekësor. Ajo propozoi që sëmundjet kronike dhe sëmundjet e rënda duhet të kenë përparësi në shërbimet mjekësore.

Megjithatë, në gjykatën e Tiranës në dy vitet e fundit nuk ka asnjë proces gjyqësor për të drejtat e pacientit, apo që të jetë dënuar një institucion shëndetësor, shtetëror apo privat.

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkelejda Hajro, thotë se “fakti që janë një numër kaq i vogël i këtyre çështjeve në gjykatë tregon se pacientët nuk i njohin të drejtat e tyre, nuk dinë t’i kërkojnë dhe të vënë para përgjegjësisë strukturat mjekësore”.

Shqipëria ka një komunitet fëmijësh me probleme dëgjimi dhe mosmjekimi i rregullt i diskriminon ata.

Avokati Andi Muratej po ndjek nga afër një fëmijë që pas lindjes vuan me shurdhësi të rëndë, sepse nuk ka marrë mjekime nga spitali publik, edhe pse ajo është pjesë e paketës falas.

Ai është duke ndihmuar edhe familjen e një pacienti, që iu bënë analizat gabim gjatë shtatzanisë dhe më pas u zbulua se fëmija u prek nga talasemia.

“Analiza e gabuar laboratorike shkeli të drejtën e familjes, neni 8 i Konventës Europiane për të drejtat e njeriut. Klinika po kërkojmë të shërblejë dëmin pasuror dhe jopasuror të kësaj familjeje” – tha ai.

Besart Nezaj, pacient me hemofili dhe përfaqësues i shoqatës, denoncoi mungesën e ilaçeve, në bashkëpunim me shoqatën “Together for Life”, e cila po punon për të drejtat e pacientëve.

Sipas drejtueses së kësaj organizate, Egla Bardhi, “shkelja e të drejtave të pacientëve është kapitulli më i rëndë i shkeljes së të drejtave njerëore në Shqipëri”.

Pacientët e dëmtuar ngrenë menjëherë padi penale në prokurori, duke kërkuar dëmshërblim, por prokuroria ia kalon rastet Urdhërit të Mjekut, i cili nga ana e vet mundet vetëm të gjobitë mjekët apo t’i largojë nga profesioni.

Urdhëri i Mjekut ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë për të zgjidhur konflikte, që lindin nëpër spitale.

Përfitimi i dëmshpërblimeve është shumë i vështirë për pacientët, por te Urdhëri i Mjekut ka një shtim të ankesave qysh nga shërbimi ambulator e deri te shërbimi terciar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryebashkiaku i Kamzës, Mziu, letër Policisë së Tiranës. Ja çfarë i shkruan
Previous article "Alienët janë këtu"/ Banorët tmerrohen, PAMJET që shohin në qiell janë tronditëse (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT