• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tiranë/ Rivihet në punë impianti i Bovillës, nis furnizimi me ujë i qytetarëve
Home
Sociale

Tiranë/ Rivihet në punë impianti i Bovillës, nis furnizimi me ujë i qytetarëve

2 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Pas situatës së vështirë që sollën reshjet e dendura të shiut që përfshinë gjithë vendin, për qytetarët e Tiranës vjen një lajm i mirë.

Ndërprerja e reshjeve të shiut, si dhe puna e kryer nga specialistët e UKT-së gjatë këtyre 24 orëve, ka bërë që situata në liqenin e Bovillës të përmirësohet ndjeshëm dhe të rinisë furnizimi me ujë i atyre lagjeve të Tiranës, të cilat një ditë më parë, për shkak të turbullimit të ujëmbledhësit, patën ndërprerje të ujit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot në terren situatën në impiantin e Bovillës, ndërsa bëri të ditur se ka rinisur furnizimi me ujë për ato zona të Tiranës që patën probleme gjatë 24 orëve të fundit. “Falë punës së kolegëve, edhe ndihmës që patëm nga kushtet atmosferike ka dekantuar një pjesë e madhe e turbullirës dhe jemi në një situatë ku praktikisht ky është uji që hyn në Bovillë dhe ky është uji që del nga Bovilla dhe që sot ka cilësinë optimale që uji ka çdo ditë në Tiranë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ai theksoi se si rrjedhojë e kësaj situate të përmirësuar e gjithë Tirana do t’i kthehet furnizimit normal me ujë brenda ditës së sotme. “Do të thotë që për ato pak lagje që janë impaktuar në Tiranë, 4-5 lagje, ka filluar furnizimi me ujë, koha e drekës një pjesë të madhe e Tiranës e ka kapur me ujë të rrjedhshëm në çezmat e tyre dhe deri pasdite dhe në darkë e gjithë Tirana do të ketë furnizim me ujë normal. Jo vetëm kërkoj ndjesë për diçka që nuk ishte në dorën tonë, por që morëm një vendim të vështirë dhe të drejtë për të ndërprerë furnizimin ato pak orë të mbrëmjes. Megjithatë, i falënderoj qytetarët për mirëkuptimin; 99%  e njerëzve e kanë kuptuar ekzaktësisht çfarë ka ndodhur dhe na kanë mirëkuptuar. Sot po rikuperojmë me furnizim edhe ditën e djeshme dhe besoj edhe lagjja e fundit e Tiranës që nuk ka pasur furnizim me ujë, sot do ta ketë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur se mbyllja e Bovillës ishte e pashmangshme për shkak të nivelit të lartë të turbullirës së ujit, si pasojë e prurjeve të mëdha të shiut. “Me rritjen e turbullirave jemi të detyruar që të mbyllim impiantin sepse nuk mund të çojmë ujë që ka qenë disa herë më keq se sa cilësia që ju shikoni në epruvetë. Në momentin që kemi pasur ujin nga një normë 50 në normën 13.000 NTU, pra 260 herë më shumë se çfarë duhet të jetë norma, sigurisht që do të shkaktonim ose një epidemi në Tiranë ose një bllokim total të filtrimit të ujit, që do të bënte që të çonim në një remont disa ditor, disa javor ndoshta, gjithë sistemin e filtrimit në Bovillë”, tha Veliaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI: Një vit pa Andrean
Previous article Dëmtohet argjinatura në Gjoricë, në rrezik përmbytje 50 familje

k.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT