• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tiranë/ Mblidhet për herë të parë Komisioni për Reformën Zgjedhore
Home
Shqipëri

Tiranë/ Mblidhet për herë të parë Komisioni për Reformën Zgjedhore

10 November, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Mblidhet për herë të parë komisioni për reformen zgjedhore, në rend dite është konstituimi i Komisionit të Posaçëm të Zgjedhjeve. Mbledhja vjen pasi deputetët e Kuvendit kanë bashkuar votat për të votuar me konsensus përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Komisioni përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita. Bashkëkryetar janë Bledi Çuçi nga Partia Socialiste dhe Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike.

Ruçi: “Komisioni për reformën me rëndësi vendimtare. Do të mbështetemi në rekomandimet e OSBE/ODIHR.”

Në fjalën e tij deputeti demokrat Bylykbashi foli për raportin e OBSE/ODIHR mbi zgjedhjet e 25 qeshorit 2017. Bylykbashi theksoi në fjalën e tij se nuk duhet të ekzistoj shit-blerja e votave. Ai kërkoi realizimin e votimin dhe numërimin elektronik.“Vullneti politik është themeli për reformën. Raporti tregon se si u fituan zgjedhjet e kaluara. Rekomandimi prioritar i OSBE është çështja e shitblerjes së votës. Të realizohet votimi e numërimi elektronik. Votimi me postë i emigranteve është qesharak”-tha Bylykbashi.

Ndërsa bashkëkryetari Blendi Çuçi tha se Reformën e shkuar e bojkotoi opozita e cila u zhvendos në çadër, ndërsa tha, në përgjigje të fjalës së Bylykbashit, se ilustrimet për blerje vote vijnë nga opozita.

“Reformën e shkuar e bojkotoi opozita e cila u zhvendos në çadër, e ilustrimet për blerje vote vijnë nga opozita. Ne në këtë tryezë nuk ulemi me asnjë kusht dhe me asgjë të panegociueshme. Duhet të aplikojmë teknologjinë dhe të dëgjojmë ekspertët në mënyrë që të marrim praktikat më të mira. Ju ftoj të diskutojmë pa paragjykime e parakushte”, tha Çuçi.

Nuk kanë munguar as debatet në përfundim të mbledhjes me Ruçit dhe Bylykbashit./AlpeNews.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhensila kundërshton haptazi Besin
Previous article Miley Cyrus është fejuar? Ja detaji që e nxori zbuluar (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT