• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tiranë/ Mbi 200 ankesa për shkelje privatësie dhe të drejtë informimi
Home
Sociale

Tiranë/ Mbi 200 ankesa për shkelje privatësie dhe të drejtë informimi

29 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Shoqëria shqiptare ka patur vazhdimisht probleme me mos-informimin, shkeljen e privacisë dhe publikimin e të dhënave personale në dëm të qytetarëve të ndryshëm.

Por vetëm kohët e fundit është duke u rritur vetëdija dhe kujdesi i tyre për të mbrojtur të dhënat, falë punës së Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Zyra është themeluar në vitin 2008 dhe në mars bëhen 10 vjet qyshkur parlamenti miratoi ligjin “për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Vetëm në katër vitet e fundit numri i ankesave të qytetarëve është trefishuar, nga 73 ankesa në vitin 2014, 140 ankesa në 2015, 150 në 2016 dhe mbi 200 ankesa në vitin 2017.

“Ndërgjegjësimi i qytetarëve është një nga detyrat kryesore të Autoritetit, krahas mbikëqyrjes zbatimin e legjislacionit në këtë fushë, dhe tani po shfaqen rezultatet e para” – tha Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhnave.

Komisioneri Dervishi i bëri këto komente në një veprimtari kushtuar 28 janarit, Ditës Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në të morën pjesë deputetë dhe mbi 70 studentë, të cilët ndoqën për disa ditë leksione mbi Informimin dhe Privatësinë, si pjesë e përpjekjeve për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe për të bërë ligjin sa më të njohur ligjin.

“Zyra e Komisionerit po bën një punë shumë të mirë për nxitjen e qytetarëve në ushtrimin e të drejtave të tyre. I nxis të gjithë sidomos të rinjtë, që të mos ngurrojnë të paditin shkelje në këtë fushë. Kuvendi i Shqipërisë do e mbështesë akoma edhe më shumë këtë Autoritet për konsolidimin e bazës ligjore dhe me burimet e nevojshme për mbikëqyrjen e zbatimit të akteve rregullatore” – tha Vasilika Hysi, nënkryetare e parlamentit.

Në Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale Posta Shqiptare emetoi një pullë postare për ta shënuar atë në kujtesën e përdoruesve, vepër e piktorit Artion Baboçi.

Shqipëria ratifikoi në vitin 2004 Konventën 108 të Këshillit të Europës dhe Protokollin Shtesë “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”

28 Janari është ditë europiane e Mbrojtjes së të dhënave personale, por ajo njihet tashmë në shkallë botërore, edhe jashtë Europës, si Dita e Privatësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjithë sytë tek këngëtaret tona! Befason Bleona Qereti (FOTO)
Previous article Coutinho i shokon të gjithë, nuk flet me këtë lojtar të Barcelonës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT