• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TIRANË-DURRËS ME PAGESË? Balluku: Zero tarifë në shtator, rrugë alternative për qytetarët
Home
Politikë

TIRANË-DURRËS ME PAGESË? Balluku: Zero tarifë në shtator, rrugë alternative për qytetarët

20 June, 2019 k.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë detaje sa i takon projektit i cili parashikon vendosjen e tarifës në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti Artur Roshi, ministrja Balluku siguroi se në muajin shtator nuk do të vendoset asnjë tarifë për përdoruesit e rrugës Tiranë-Durrës. Balluku bëri të ditur se bëhet fjalë për një projekt i cili është ende në fazë studimi.

“Nuk bëhet fjalë zoti Roshi të vendoset ndonjë tra as në shtator, as në nëntor dhe as në dhjetor. Ky është një projekt të cilin unë e kam gjetur në tryezën time të punës dhe kam nisur ta vlerësoj seriozisht me të gjithë ekspertët dhe pyetjes, nëse ky segment rrugor do të rehabilitohet dhe do të bëhet me pagesë, i jam përgjigjur që deri në shtator do të vlerësojmë nëse ky projekt ka fizibilitet. ky projekt nuk është sot në fazën për të kaluar në këtë detaje, pasi po studiojmë fizibilitetin e tij dhe harmonzimin e tij me të gjitha projektet e tjera për zhvillimin e rrjetit rrugor që qeveria Rama ka”, tha Balluku.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se asnjë rrugë në Shqipëri, ekzistuese apo e re që do të ndërtohet, nuk do të bëhet me pagesë pa pasur fillimisht një rrugë alternativë për qytetarët.

“Asnjë rrugë e re, apo e vjetër që do të rehabilitohet nuk do të marrë traun e pagesës pa i dhënë qytetarit të drejtën që të kenë një rrugë alternative. Pra në rastin e Tiranë-Durrës, nëse do të bëhet ky projekt, insistoj që nesër të mos më thoni që thatë në parlament që do bëhet, nëse do të bëhet ky projekt duhet të ketë një rrugë alternative dhe rruga alternative që është përzgjedhur gjatë studimit të fizibilitetit është rruga Tiranë-Plepa”, u shpreh Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË DURRËS/ Detajet e e REJA: Ka mbetur i plagosur kunati i Lul Berishës (EMRI)
Previous article PËRGJIMET/ Balla: Si “BABALJA" e Fushë Kruja, u montuan në zyrat e PD

k.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT