• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TIRANA TURISTIKE/ Çfarë përshtypjesh kanë vizitorët e huaj. Nga “vetëm në Bllok ikni” tek “mos blini birra pa”…
Home
Media të Huaja

TIRANA TURISTIKE/ Çfarë përshtypjesh kanë vizitorët e huaj. Nga “vetëm në Bllok ikni” tek “mos blini birra pa”…

26 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Redaksia e ALPENews.al ditën e sotme ka përcjellë tek lexuesit e saj si destinacion kryesor Tiranën. E pozicionuar në qendër të hartës së Shqipërisë, metropoli më i madh i vendit nuk ka sesi të mos jetë gjithnjë në fokus mediatik shqiptar, rajonal, apo të huaj.

Por ndërkohë vëmendja ndaj Tiranës rritet me hapa galopantë gjatë pushimeve verore, tureve të ndryshme turistikë që e bëjnë pjesë atë si një prej atraksioneve që Europa ka.

Ne kemi vendosur t’ju listojmë disa prej komenteve më të lexuar në gjigandin mediatik për turizmin “Trip Advisor”.

Katër komentet e mëposhtme janë jo vetëm më të lëxuarat nga pushues që kanë kërkuar informacion për pushimet në Tiranë, por janë gjithashtu edhe nga më të fundit sa i përket vizitës që kanë kryer turistët në kryeqytet.

KOMENTI Nr.1

Tirana nuk është domosdoshmërisht vendi më i mirë ku mund të shkosh në Shqipëri. Nuk është shumë keq, por atje është një distancë e konsiderueshme nga ato gjëra që shikon tek Muzeu Historik tek realiteti i qytetit dhe banorëve.

Pjesa jugore është më e zgjuar, kryesisht aty ku thuhej se qëndronte elita e vendit në periudhën komuniste, dhe tani është një vend i gjelbëruar, me parqe ku mund edhe të qëndroni.

Ndërsa sa i përket bankave, shumë prej tyre nuk përdorin çeqet e vizitorëve dhe duhet të merrni para me vete, nëse jo vendase eurot janë të dytat më të preferuarat

KOMENTI nr.2

Tirana ka disa hotele të mira, por jo të gjitha janë në lartësinë e duhur. Vendi ku mund të argëtohesh pa masë është ‘Blloku’. Nuk di ç’të them për gatimet në Tiranë pasi nuk është se kanë ndonjë specialitet kryesor, por mjafton të provosh byrekun e famshëm që është një kombinim i formës së picës, dhe një piteje me mish nëse mund të krahasohet kështu.

Megjithatë mjafton të përmendësh që Tirana është epiqendra e jetës së natës në Shqipëri

KOMENTI nr.3

Mos blini birrë të huaj, të paktën nëse nuk do pyesni fillimisht në dyqane për çmimin e tyre. Sigurisht mos konsumoni gjithashtu edhe pije nga dora e një kamarieri, apo të një pronari lokali sepse mund të përfshiheni në një situatë të sikletshme kur të paguani një shumë të majme.

Me të gjithë problemet për vjedhjet, kriminalitetin, kaosit, apo gjithçka që lidhet me të Tirana nuk është domosdoshmërisht destinacioni kryesor ku mund të shkoni, përkundrazi ka një sërë vendesh të tjera.

Por nëse jeni të afeksionuar për diku ku ka zhurmë, rini, dhe qejf pse jo Tirana e plotëson këtë gjë

KOMENTI nr.4

Tirana është një qytet argëtues, dhe shumë i jetueshëm. Ka ndryshuar shumë qëkur unë isha herën e fundit këtu, dhe çdo vit po bëhet akoma dhe më i mirë. Këtë vit gjithashtu vendoa që të shkoj në Sarandë, dhe më duhet të pranoj që është një prej vendeve dhe tureve më mahnitës që kam parë ndonjëherë.

Nga Riviera, Saranda, Vlora është e pabesueshme sa të bukura janë, edhe pse rrugët janë një tmerr.

Madje mund të përmend momentin kur kemi arritur në Sarandë ku për rreth dy orë nuk gjetëm dot rrugën sepse nuk kishte asnjë dritë rreth e përqark

 

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Parashikimi i Berbatov: Ja kush e fiton titullin në Premier League…
Previous article Pasi u përballën në GJYQ për "zogun e Tunës", Olti Curri dhe Soni Malaj tregojnë si i kanë marrdhëniet (FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT