• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TIRANA SOT KRYEQYTETI I BE/ Zbardhet axhenda e Samitit: 7 pikat kyçe
Home
Politikë

TIRANA SOT KRYEQYTETI I BE/ Zbardhet axhenda e Samitit: 7 pikat kyçe

6 December, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ditën e sotme Tirana do të jetë kryeqyteti i Bashkimit Europian, kjo pasi krerët e BE dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë samitin e radhës. Lufta në Ukrainë e ka kthyer çështjen e zgjerimit në krye të axhendës së bllokut evropian, pas disa vitesh zvarritjeje e pengesash. Kryeministri Edi Rama tha se takimi njëditor është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor,


-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

-sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar;

-shtimi i bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor;

heqja e “Roaming” me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, në takimin që do të mbajnë në Tiranë, sot, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata, po ashtu, pritet të kërkojnë nga vendet e rajonit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave të përbashkëta.

Këto porosi do të jenë pjesë e së ashtuquajturës “Deklaratë e Tiranës“, draftin e së cilës e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

Samiti në Tiranë do të jetë i pari midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.

Ai vjen në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë ka sjellë ndryshime të mëdha në rendin ndërkombëtar.

Për pasojat e saj pritet të flitet edhe në samitin e Tiranës.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, që po eskalon e po e vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane dhe atë globale, potencon rëndësinë e partneritetit strategjik mes BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në tekstin e draft-deklaratës së Tiranës.

“Bashkimi Evropian rikonfirmon përkushtimin e plotë dhe të padyshimtë për perspektiven e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, bazuar në reformat kredibile nga ana e partnerëve“, thuhet po ashtu në tekst.

Aty mirëpritet edhe përkushtimi i vendeve të rajonit për të respektuar, siç thuhet, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat themelore të BE-së.

“Qëndrimi krah BE-së është një sinjal i qartë strategjik i partnerëve, në kohën kur Rusia përshkallëzon luftën e saj agresive në Ukrainë. Vizioni i përbashkët i së ardhmes nënkupton edhe përgjegjësi të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta“, thuhet në draft-deklaratë.

Ajo kërkon nga vendet e rajonit që ta harmonizojnë politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së.

Ndonjë vend specifik nuk përmendet, por Serbia është e vetmja në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Përderisa thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, kërkojmë nga ta që të bëjnë përparim të shpejtë dhe domethënës drejt përshtatjes së plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë“, thuhet në tekst.

Draft-deklarata mirëpret edhe zbatimin e marrëveshjes për heqjen e romingut për telefoninë mobile në nivel të rajonit, ndërsa kërkon që të reduktohen edhe tarifat e romingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin që ato të hiqen tërësisht më vonë.

Teksti përmban edhe përkushtimin ndaj sektorit të energjisë, infrastrukturës digjitale, infrastrukturës dhe projekteve të mbrojtjes së mjedisit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLLEN HETIMET PËR INCENERATORIN E FIERIT/ SPAK çon në GJKKO 21 të pandehur, mes tyre Bllako dhe Koka (EMRAT)
Previous article EMRAT/ “Më jep lekët të të fshi gjobën”, arrestohet polici “hacker”, një tjetër procedohet

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT