• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tirana shton rrugët me korsi për biçikletat/ Veliaj: Çdo segment me hapësira të dedikuara
Home
Sociale

Tirana shton rrugët me korsi për biçikletat/ Veliaj: Çdo segment me hapësira të dedikuara

12 August, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Krijimi i korsive të biçikletave në Tiranë ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave. Bashkia e Tiranës po punon për krijimin e një rrjeti të gjerë korsish të dedikuara për biçikletat të cilat jo vetëm po krijojnë më shumë siguri për ata që përdorin dyrrotakët, por njëkohësisht po jep edhe një impakt pozitiv në mjedis.

“Çdo stinë është më e lehtë mbi biçikleta! Shumë shpejt, të gjitha rrugët e Tiranës do të kenë korsi të veçanta për biçikletat”, shkruan Veliaj në Facebook.

Përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka përfunduar ndërtimi i korsive të biçikletave në dyja anët e rrugës. Një tjetër korsi biçikletash është krijuar në bulevardin “Zogu i I”. Por Tiranës i janë shtuar edhe korsitë ngjyrë jeshile apo të kuqe të cilat i has në shumë zona të qytetit si përgjatë lumit të Lanës, apo në zonën pranë Parkut të Liqenit.

Rrjeti i korsive do të kompletohet edhe përgjatë unazës dhe rrugës së Kavajës, duke sjellë një lehtësim të qarkullimit për gjithë kryeqytetin. Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin e 12 km korsi të dedikuara për biçikletat. Aktualisht në punimet që po kryhen për sistemim e infrastrukturës së rrugëve po i kushtohet hapësirë edhe lëvizjes me biçikleta.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës, Bashkia e Tiranës ka futur si risi edhe përdorimin e  biçikletave Mobike, duke e renditur kryeqytetin shqiptar mes vendeve më të zhvilluara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zhduket avioni me 8 persona në bord/ Dëshmitarët: Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm
Previous article Ja pesë gjërat që u pëlqejnë meshkujve në seks

g.autor

Postime të ngjashme

PREJ TRE DITËSH JASHTË FUNKSIONIT/ Bllokohet AKSHI! Qytetarët s’marrin dot shërbim në Kadastë Aktualitet

PREJ TRE DITËSH JASHTË FUNKSIONIT/ Bllokohet AKSHI! Qytetarët s’marrin dot shërbim në Kadastë

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n Aktualitet

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT