• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TIRANA QË DUAM/ Veliaj: Do të krijojmë një shtëpi muze për arbëreshët
Home
Breaking News

TIRANA QË DUAM/ Veliaj: Do të krijojmë një shtëpi muze për arbëreshët

29 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Arbëreshët e Italisë do të kenë një vend të veçantë në aktivitetet që do të organizohen nga Bashkia e Tiranës me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Për këtë qëllim, Tirana dhe komunat arbëreshe në Itali do të hartojnë një kalendar të caktuar aktivitetesh, me synim nxitjen dhe ruajtjen e historisë dhe traditave shqiptare.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim nënkryetarin me origjinë shqiptare të Këshillit të Komunës së Potencës, Antonio Vigilante, me të cilin diskutoi për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve, por edhe për të nxitur një marrëdhënie më intensive mes shqiptarëve të komunave të Bazilikatës. Veliaj i shprehu atij mirëseardhjen në vendin e të parëve të tij dhe theksoi nevojën për të bashkëpunuar për një axhendë të përbashkët aktivitetesh, me rastin e festimeve për 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet.

“Dua t’i uroj Antonios një mirëseardhje të ngrohtë në Shqipëri dhe në Tiranë. Jam shumë i lumtur që miku ynë nga Bashkia e Potencës është këtu sot sepse në Bazilikatë janë rreth 5 komuna arbëreshe. Do të doja shumë që në 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i Shqipërisë, të fillonim punën për një kalendar të përbashkët, ku me miqtë tanë arbëreshë të kemi mundësi të tregojmë se vërtet mund të kemi qenë fizikisht të ndarë, por shpirtërisht dhe kulturalisht jemi gjithmonë pranë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se një nismë që duhet të përkrahet është edhe ajo për krijimin e një shtëpie muze kushtuar arbëreshëve, ku çdo shqiptar përtej Adriatikut mund të gjejë një copë të historisë së tij në vendin amë. “Një ide e shkëlqyer është gjetja e një shtëpie muze për arbëreshët, siç kemi bërë me Shtëpinë e Gjetheve, BunkArtin ose Shtëpinë Kadare, që të përfaqësojë mbi 30 komuna, të cilat më shumë sforco dhe me shumë entuziazëm mbajnë gjallë kulturën tonë. Le ta kemi edhe këtu një shtëpi të tyre, edhe si një kujtesë të përditshme të gjymtyrëve tona që janë në anën tjetër të Adriatikut”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se kjo vizitë do të forcojë më tej marrëdhëniet mes dy bashkive dhe qyteteve respektive, si në aspektin e shkëmbimit të eksperiencave, ashtu edhe në bashkëpunime konkrete që do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve të tyre. “Mezi pres që të jetë ndoshta një fillim i ri, një marrëdhënie fantastike që mund të kemi me qytetin e Potencës, ku besoj se mund të mësojmë nga njëri-tjetri”, theksoi ai.

Nga ana e tij, Antonio Vigilante vlerësoi ndryshimin e madh që ka pësuar Tirana dhe Shqipëria në vitet e fundit, sidomos në aspektin e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe politikave mjedisore.

“Duke qenë se vij nga Italia dhe kam origjinë shqiptare kam pasur mundësi të shoh disa ‘sekuenca’ të Shqipërisë. Vihet re një dëshirë e madhe për emancipim, ndaj përgëzoj komunitetin shqiptar, i cili në pak vite ka nxjerrë në pah idenë e zhvillimit të territorit dhe po ashtu idenë e riorganizimit sipas parametrave europiane. Shoh një qasje drejt hapësirave të gjelbra, ku mund të pedalohet, gjë e cila është për t’u përshëndetur.

Të gjitha këto janë elementë që kanë një ndikim të rëndësishëm dhe konkret në cilësinë e jetës së qytetarëve. Ne, në Europë, por edhe në Itali, e kemi shumë të vështirë të ndjekim në mënyrë konstante ndërhyrje të tilla, ndaj më vjen mirë për realitetin shqiptar, i cili në vetëm 7 vite, nga hera e fundit që kam qenë këtu në Shqipëri, ka arritur të ofrojë këtë lloj infrastrukture, që për mendimin tim është një element tepër i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha Vigilante.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHET EMOCIONUESE/ Kryeministri i zgjidh problemin familjes, qytetari: Më vjen turp që s’të kam votuar; Rama: Nuk e bëra që... (FOTO)
Previous article NJË KOMB DY SHTETE/ TTG Italia: Rritja e turizmit në Shqipëri ndihmon edhe ekonominë e Kosovës

k.autor

Postime të ngjashme

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

EMRAT/ Kujt i përkisnin 6 telefonat e gjetur në burgun e Durrësit, i kishin fshehur në... Aktualitet

EMRAT/ Kujt i përkisnin 6 telefonat e gjetur në burgun e Durrësit, i kishin fshehur në...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT