• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TIRANA QË DUAM”/ Rama: Sot nis ofensiva frontale…opozita ta harrojë pushtetin në tavolinë!
Home
Politikë

“TIRANA QË DUAM”/ Rama: Sot nis ofensiva frontale…opozita ta harrojë pushtetin në tavolinë!

23 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i qeverisë Edi Rama i bëri të qartë opozitës jo parlamentare shqiptare se nuk do të ketë pushtet në tavolinë! Nga takimi “Bashkia që duam” ku zyrtarizoi kandidatët e Erion Veliaj në garën për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, kryeministri tha se gjatë mandatit të tij ka duruar shumë nga opozita, madje edhe vezët dhe bojën në fytyrë, por nga sot – tha ai – nis një ofensivë frontale. Nëse opozita zgjedh të tradhtojë zgjedhësit e saj – tha Rama, mazhoranca nga ana tjetër nuk do e lëshojë mandatin e saj, pasi ka kontratë me qytetarët që i besuan qeverisjen e vendit. Vetëm karrigia është e imja – tha shefi i mazhorancës – pushteti është i juaji – duke ju drejtuar qytetarëve të shumtë që kishin mbushur sheshin Nënë Tereza ku u mbajt takimi “Bashkia që duam”.

“Sot mbaron ecja jonë në majë të gishtave dhe nis një ofensivë frontale. Kohët e fundit e kemi kafshuar shpesh gjuhën për ata që e duan Shqipërinë shesh për përsheshin e tyre. I kemi parë sulmet e tyre ndaj vendit, kur kanë sulmuar qeverinë duke eskportuar nëpër botë shfaqjet e turpshme, kur kanë sulmuar prokurorinë e shtetit dhe vetë reformën në drejtësi sa herë vettingu nxjerr nga pallati shërbëtorët e tyre. I kemi parë kur kanë sulmuar Shqipërinë në çdo kanal të huaj kur kanë pasur mundësi të fusin hundët e tyre. U kemi ofruar sa kemi mundur bashkëpunim për reformën zgjedhore dhe jo vetë. Kemi duruar baltën, vezët dhe bojën e dëshpërimit të tyre mbi fytyrat tona. Në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur që ta bëjnë Shqipërinë që të duket ai vendi i mbytur.

Në vend që të vinin mend kanë dalë deri në pikën kur duan ta kthejnë disfatën e tyre në disfatë të Shqipërisë. Ta harrojnë pushtetin në tavolinë. Nëse ata nuk e kanë për gjë të tradhtojnë zgjedhësit e tyre, ne nuk kemi mandat për të lëshuar nga dora por vetëm kontratë për të zbatuar me njerëzit këtij vendi. Un ë kam bërë edhe gabim por kurrë nuk do t’i tradhtoj ata që më kanë dhënë besimin për të bërë Shqipërinë që duam vetëm zyra është e imja, pushteti është i juaji, i studentëve që na dhanë shuplakën e vyer, por treguan se veç nesh askush nuk mund të zgjedhë punë”, tha kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPRESA VDES E FUNDIT"/ Nëna e Bleona Matës: Shpresoj që Britania të më sjellë gëzimin e madh (VIDEO)
Previous article MBYTI GRUAN ME JASTËK/ Pas krimit babai i tre fëmijëve mori mushkën dhe…

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT