• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TIRANA PRANË IMUNITETIT TË TUFËS…”/ Epidemiologu Ylli: Qytete e tjera mund të kenë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“TIRANA PRANË IMUNITETIT TË TUFËS…”/ Epidemiologu Ylli: Qytete e tjera mund të kenë…

30 December, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ndonëse një studim i fundit i Akademisë së Shkencave thotë se rreth 50% e popullsisë së Tiranës ka kaluar tashmë COVID-19, epidemiologu Alban Ylli që është një prej bashkë drejtuesve të studimit, thotë se ky është një lajm i mirë por duhet treguar sërish kujdes.

Ylli duke folur mbi studimin në një intervistë për Euronews Albania tha se bëhet fjalë për një studim të kryer në katër lagjen të Tiranës (qendrat shëndetësore 3,7,8 dhe 9) ku janë marrë si kampionë rreth 850 persona dhe ka rezultuar se 49.6% e tyre kishin krijuar imunitet ndaj virusit.

Studimi është kryer në javën e fundit të dhjetorit dhe deri tani jemi njohur vetëm me të dhënat paraprake të studimit. Këto të dhëna të deritanishme tregojnë se në kryeqytet ka shumë gjasa të mos ketë më valë infektimesh, por problemi qëndron në rang kombëtar ku përllogaritet se vetëm 25% e popullatës ka krijuar imunitet.

“Ky lajm që tingëllon në dukje i mirë, duhet marrë me shumë kujdes pasi në tërësinë e popullatës shqiptare jemi ende 25% në termat e imunitet të krijuar. ¾ nuk e njohin dhe nuk e kanë kontaktuar këtë virus dhe nuk kanë krijuar asnjë lloj mbrojtjeje ndaj virusit dhe kjo na bën të mendojmë se jemi në mes të pandemisë dhe kemi ende shumë punë për të bërë. Por duket se ka dritë në fund të tunelit.

Lajmi për Tiranën duket shumë mirë, se imuniteti i tufës është rreth 70% dhe epidemia pas kësaj ka prirje të frenohet dhe quhet endemi. Duhet të jemi të përgatitur për muajt të tjerë të këtij dimri pasi mund të kemi valë të tjera sidomos në qytete të tjera të mëdha por nuk përjashtohet dhe Tirana pasi gjysma e popullatë së saj është ende vulnerabil”, u shpreh epidemiologu.

Mjeku Ylli tha se parashikon që në fillim të vitit të ardhshëm mund të ketë një shtim të rasteve të reja ndërsa nënvizoi se COVID-19 do të vazhdojë të qarkullojnë në vendin tonë deri në fund të 2021.

“Kemi prirje të mendojmë se tundimi shumë i fortë për të festuar mund të ketë një ringritje të lehtë në mesin e janarit, por duke parë imunitetin e Tiranës presim që të ketë një qëndrueshmëri të shfaqjes së rasteve dhe jo një ngritje masive. Në rajone të tjera mund të kemi rikthim dhe krijohet premisa për qarkullime masive dhe valë deri në pranverë. Deri në fund të vitit të ardhshëm virusi të do të vazhdojë të qarkullojë në Shqipëri”, përfundoi z. Ylli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEN TMERRIN E TËRMETIT NË KROACI/ Portieri i Dinamos së Zagrebit: Fjeta në makinë, menjëherë vrapova tek…
Previous article DIKUR GRUMBULLOHEJ TEK SHPRESAT/ Mesfushori shqiptar do të përfaqësojë kombëtaren aziatike

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT