• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Tirana përzgjidhet si histori suksesi nga Instituti Amerikan i Arkitekturës
Home
Kulturë
Arkitekture

Tirana përzgjidhet si histori suksesi nga Instituti Amerikan i Arkitekturës

8 April, 2018 Ina.Autor Arkitekture, Kulturë

Tirana është përzgjedhur nga Instituti Amerikan i Arkitekturës si një histori suksesi dhe shembull se si një qytet mund të transformohet edhe me pak buxhet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë si i ftuar special në Konferencën ndërkombëtare të AIA-s, me temë “Hapësira rinore dhe transformimi urban”, e cila u zhvillua dje në Prishtinë dhe ku morën pjesë mbi 100 arkitektë nga e gjithë bota.

Konferenca e arkitektëve e vlerësoi Tiranën si një nga qytetet që ka ndryshuar më shumë në 25 vitet e fundit në Evropë, ndërkohë që kryebashkiaku i saj, në tre vitet e fundit ka sjellë një frymë transformuese përmes nismave gjelbëruese dhe mobilizimit të qytetarëve dhe organizatave rinore.
Veliaj falenderoi qytetarët e Tiranës që janë bërë pjesë e transformimit që ka pësuar kryeqyteti dhe theksoi se ashtu si në një familje, çdo anëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një historie suksesi. “Jam shumë i lumtur që Tirana është përzgjedhur nga Instituti Amerikan i Arkitekturës si një histori suksesi dhe një shembull për të mësuar se çfarë mund të bësh me pak buxhet, por me shumë kreativitet për transformimin e qytetit. Sigurisht, më bën të ndihem krenar sepse e kemi arritur të gjithë bashkë. Kjo nuk është vetëm punë bashkie, kjo është punë qyteti, sidomos kur kontribuojnë të gjithë, edhe fëmijët, edhe të rriturit, edhe gjyshërit, edhe ata që mbjellin, ata që pastrojnë, që kujdesen për korsitë e biçikletave, që transformojnë hapësirat urbane, duke filluar nga Pazari i Ri tek Bulevardi i Ri”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi qytetarët e Tiranës se ka ende shumë punë përpara për të bërë. Veliaj deklaroi se këtë vit fokusi më i madh do të jetë tek zonat rurale dhe në periferi të qytetit. “Jam shumë i ndërgjegjshëm që më e mira është përpara. Të gjitha vlerësimet e Tiranës nuk mjaftojnë për të kuptuar se ka ende shumë punë për të bërë. Ndaj, besoj që në këtë vit të fundit të mandatit, fokusi më i madh do të jetë tek zonat rurale, tek zonat e periferive të reja, ku kemi krijuar lagje të reja, siç është Farka, zona e Selitës pranë Liqenit të Thatë, Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, siç është zona e Kasharit, Astirit, Yzberishtit dhe zona e Freskut”, nënvizoi ai.

Veliaj tha se në vëmendjen e Bashkisë së Tiranës në planin e saj të investimeve do të jetë dhe përmirësimi i infrastrukturës në tre lagjet e reja të krijuara në kryeqytet, si pjesë e zonës urbane, të cilat do të emërtohen “Lagja 12”, “Lagja 13” dhe “Lagja 14”. “Tre lagjet e reja do të jenë fokusi i punëve të Bashkisë sepse besoj që hapësirat midis qytetit urban dhe hapësirave rurale, janë ato që kanë më shumë nevojë për ndërhyrje, si mbetje të politikave të mbrapshta të ish-komunave. Në qoftë se do të vazhdojmë me këtë frymë, siç punuam për kopshtet, çerdhet, siç punuam për këndet e lodrave apo për mbjelljen e pemëve, besoj se ditë të mira na presin për Tiranën”, u shpreh kryebashkiaku.
Tirana po konsiderohet si stacioni i radhës i Konferencës së Institutit Amerikan të Arkitekturës, ku marrin pjesë shumë prej arkitektëve dhe urbanistëve më të mirë nga e gjithë bota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Kristiano Ronaldo e bën rrugë, një tjetër “vepër arti” para derbit me Atletikon
Previous article Dashuria e cila nuk njeh kufij/ Albani nuk resht së treguari... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT