• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TIRANA NUK MUND TË BLLOKOHET”/ Veliaj të rinjve: Bëhuni zëdhënës të Shqipërisë së mirë…
Home
Sociale

“TIRANA NUK MUND TË BLLOKOHET”/ Veliaj të rinjve: Bëhuni zëdhënës të Shqipërisë së mirë…

14 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u dorëzoi sot certifikatat 15 praktikantëve që përfunduan Programin e Praktikave të Punës “Tirana 100”, prej ku theksoi se kjo është edhe një mundësi shumë e mirë për të nisur karrierën e tyre. “Unë besoj shumë fort që çdo krizë është një mundësi, pra u nisëm si një grup praktikantësh për të zbatuar projektet tona të 100 vjetorit, por ndonjëherë jo çdo gjë e kontrollojmë dhe devijoi nga një vit festiv, në një vit solidariteti. Krizë ishte edhe tërmeti, edhe pandemia, por ishin mundësi për të zbuluar se jemi njerëz që përshtatemi, që mund të ndryshojmë”, tha Veliaj.

Ai i ftoi të rinjtë që të jenë një zë i fuqishëm i Shqipërisë së mirë dhe solidare. “Do ju ftoja të bëheshit zëdhënës të Shqipërisë së mirë. Ka një kategori njerëzish që bëjnë gjëra dhe një kategori që bëjnë gjithologun duke të dhënë mend si t’i bësh gjërat. Por, kur u thua, pse nuk adopton edhe ti një gjyshe? Thonë: ‘Jo, unë jam të denoncoj faktin se këtu njerëzit po vdesin për bukë’. Kur në fakt, edhe kjo është e pavërtetë. Fushata e solidaritetit në kohën e pandemisë hyn në tre gjërat më mbresëlënëse që kam parë”, vijoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se qëllimi i programeve të intershipit është pikërisht promovimi i djemve dhe vajzave, të cilët nuk vënë kujën për çdo gjë, por pa rënë në sy ndihmojnë dikë në nevojë. Ai po sipas njoftimit të zyrës së shtypit të bashkisë, nënvizoi se “shpesh herë shumë prej vendimeve kërkojnë vendimmarrje të vështira, por ato janë të domosdoshme për të mos bllokuar qytetin, që punët të ecin përpara.

“Jam i ndërgjegjshëm sa emocione zgjoi teatri, por pyetja është: Do rrimë peng e nostalgjisë, e cila për 80 vite nuk e shpalli monument kulture dhe nuk pati kurrë mbështetje as nga qeveria fashiste, naziste, komuniste dhe të gjitha qeveritë e tjera? Ne mund ta diskutojmë edhe për 800 vite apo për 8 mijë vite, por duhet me marrë vendime që të ecim përpara. Nëse jeni të qartë me veten tuaj, se profesioni ose puna juaj do të kërkojë edhe marrje vendimesh të vështira, them më mirë merrni vendime të vështira që eventualisht do vlerësohen nga një shumicë e heshtur, se sa nga mania për ta pasur mirë me të gjithë, nuk do të merrni dot asnjë vendim”, deklaroi Veliaj.

“Në Bashkinë e Tiranës çdo praktikant ka mundësi të aplikojë njohuritë teorike dhe të ndërmarrë detyra konkrete, duke u përfshirë në projekte lidhur me zhvillimin urban, turizmin, kulturën, sportin, mjedisin, shërbimet sociale, zhvillimi ekonomik vendor, menaxhimin e burimeve njerëzore etj,. Studentët që zgjedhin Bashkinë e Tiranës për të kryer praktikën mësimore vendosen në një mjedis dinamik pune dhe ndërveprojnë me kolegët e çdo njësie organizative, të cilët ndajnë me ta eksperiencën e përditshme të punës” mbyllet njoftimi i zyrës së shtypit të bashkisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHIRONI TË BINI NGA PESHA? Ndiqni këto 3 rregulla
Previous article SHKENCA/ Si u gjend kodi gjenetik me letër e laps dhe pa kompjuter

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT