• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TIRANA NUK HEQ DORË NGA KAFJA PAVARËSISHT ÇMIMEVE/ Shtrenjtimi i produktit një tendencë e diktuar nga importi
Home
Ekonomi

TIRANA NUK HEQ DORË NGA KAFJA PAVARËSISHT ÇMIMEVE/ Shtrenjtimi i produktit një tendencë e diktuar nga importi

31 January, 2026 s.autor Ekonomi

Sot, një filxhan kafe në zonat më të frekuentuara të Tiranës luhaten mesatarisht nga një minimum prej 90 lekë deri në 130 lekë.

“Ndodhemi në rrugën e Elbasanit, një nga zonat më të preferuara nga studentët, ku çmimi i kafes shkon nga 90 deri në 120 lekë. Megjithatë duket që të rinjtë nuk heqin dorë nga kafja. Pak metra larg ekonomikut në zonën e stadiumit Air Albania, çmimin e kafes e gjejmë me 130 lekë.”

Por ka edhe raste kur kafja është kthyer në një konsum luksi.

“Në një lokal në zemër e Tiranës kafja kushton 300 lekë.”

“Po është shtuar çmimi është rritur dukshëm.”

“Zona në qendër janë të shtrenjta, zonat në periferi janë pak më të lira. Ku ka më shumë qarkullim shohin, rrisin çmimet. Kjo është e vërtetë”

Shumë qytetarë zgjedhin edhe të ulen në lokale lagjeje apo në periferi për ta konsumuar kafen me një çmim më ekonomik, i cili zakonisht varion nga 70 deri në 100 lekë.

“Po kafen e pinë lagje ne te lagja.”

“ Te lagja kemi lagje të mirë e kemi kafene shumë të mira.”

“Unë për vete ulem në kafe, në periferi, aty kam edhe punën, a kupton? Aty është edhe më e lirë, edhe më qetësi.”

“Varet nga 70 deri në 100 lekë e paguaj kafen.”

Rritja e çmimit konfirmohet dhe nga të dhënat e Instat-it. Çmimi mesatar për 100 gram kafe të bluar në dhjetor të 2024 ishte 138 lekë, ndërsa në dhjetor 2025 ka arritur në 152 lekë.

Shtrenjtimi i detyrohet vetëm faktorëve të jashtëm. Importues të kafesë flasin për të tendencë që nuk duket se do të ndalet. Faktorët klimatikë kanë dëmtuar ndjeshëm prodhimin në vendet kryesore eksportuese, veçanërisht në Brazil dhe Vietnam, duke ulur ofertën. Kafeja është një kulturë shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike, ndaj çdo devijim i temperaturave dhe reshjeve reflektohet shpejt në rritje çmimesh.

Në të njëjtën kohë, konsumi global i kafesë po rritet me ritme të shpejta, sidomos në tregjet në zhvillim si Kina dhe India, ku kafeja po zëvendëson gjithnjë e më shumë çajin.

Importi i kafesë në Shqipëri ka regjistruar një rritje çmimi mes 15 dhe 25 përqind, e cila është amortizuar në tregun brendshëm nga zhvlerësimi i euros.

Konsumi vijon të mbetet i lartë, i ndihmuar edhe nga flukset e turistëve, numri i të cilëve gjatë 2025 shkoi në 12 milionë. Të dhënat e Ministrisë së Financave, dëshmojnë për importe rekord. Vetëm gjatë vitit 2025, në Shqipëri kanë hyrë 9 mijë e 332 tonë kafe, nga 8 mijë e 680 tonë që ishin importuar në vitin 2024.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANC TRAGJIK/ Mbi 200 të vdekur nga shembja e minierës së koltanit në Kongo
Previous article DOSSIER/ “Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi…” Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT