• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TIRANA NDRYSHE”/ Prestigjiozja spanjolle artikull për kryeqytetin: Transformimi i qytetit, rrugëtim premtues për turizmin
Home
Sociale

“TIRANA NDRYSHE”/ Prestigjiozja spanjolle artikull për kryeqytetin: Transformimi i qytetit, rrugëtim premtues për turizmin

20 March, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Një tjetër media e njohur ndërkombëtare i bën jehonë transformimit që ka pësuar Tirana në vitet e fundit. Pas ikonave të medias botërore si “The independent”, “The Economist”, “The Guardian”, “Vanity Fair”, “FDI Magazine”, “Vogue”, “Vanity Fair”, “Gioia”, “Gambero Rosso” apo “Apolitical”, edhe gazeta e djathtë spanjolle “ABC” i ka kushtuar një artikull të veçantë Tiranës, ku thekson mundësitë që ofron kryeqyteti shqiptar për të bërë turizëm.

tiraan2

 

Në artikull nënvizohet ndryshimi infrastrukturor që ka pësuar Tirana dhe sidomos investimet që nxisin një qytet të qëndrueshëm, duke shtuar hapësirat publike, e në mënyrë të veçantë politikat mjedisore, të cilat kanë rritur ndjeshëm numrin e turistëve që e vizitojnë atë.

tirana
Më poshtë artikulli i plotë për Tiranën:

Shqipëria nis rrugëtimin premtues drejt turizmit

Në vitin 1992, Shqipëria doli nga regjimi komunist që e drejtoi vendin për 46 vjet. Në atë kohë, Tirana, kryeqyteti i vendit kishte 250.000 banorë, ndërkohë që karakterizohej nga një ekonomi tejet e prapambetur, krahasuar me vendet e tjera europiane. Provë për këtë ishte fakti se numëroheshin vetëm 17 makina në të gjithë kryeqytetin. Përveç kësaj, sa i përket turizmit, nuk ishte një vend që tërhiqte të huajt.

tirana3

Sot, situata ka ndryshuar. Popullsia e Tiranës, tashmë thuajse arrin shifrën një milion, ndërkohë që numri i të huajve që mbërrijnë në vend rritet përafërsisht me 12% që nga 2013, sipas të dhënave të qeverisë së “vendit të shqiponjave”. Bashkia e Tiranës, e cila drejtohet nga Erion Veliaj, ka investuar shumë në fushën e turizmit, me qëllim që këto shifra të mund të rriten më tej. Tirana synon të ofrojë turizmin tregtar, atë të spektakleve dhe që lidhet kryesisht me aspektet mjedisore.

Për këtë të fundit, qeverisja vendore ka vënë në funksionim Planin e Përgjithshëm TR030, i cili synon të përftojë më shumë hapësira publike, që Tirana të jetë një ndër qytetet më të qëndrueshme. Nisur nga ky fakt, ka reduktuar ndotjen me 15% në një vit dhe po ashtu synon të ndërtojë një Pyll Orbital, i cili do të rrethojë tërësisht qytetin.

“Nëse një qytet funksionon për fëmijët, do të funksionojë po ashtu edhe për të tjerët”, u shpreh Veliaj së fundmi, gjatë një vizite në Spanjë. Kështu, përgjatë vitit të parë të mandatit të tij u liruan 40.000 metra katrorë hapësirë publike. Gjithashtu, ai ka rivitalizuar Sheshin “Skënderbej” (heroi kombëtar i vendit), duke e shndërruar në një nga zonat këmbësore më të mëdha të Europës Lindore.

Këtij projekti i bashkohet transfomimi i Pazarit të Ri, një zonë tregtare ku ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 308 biznese. Plani synon që kjo zonë t’u ngjasojë modeleve të qendrave të tjera tregtare të vendeve më moderne të Europës. Përveç kësaj, projekte të tjera transfomuese që pasojnë janë ato në Bulevardin e Ri, Teatri Kombëtar dhe Parku Olimpik, projekte të cilat do t’i japin Tiranës një infrastrukturë moderne dhe do të plotësojnë rrugëtimin e ringjalljes së turizmit shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO KTHEHEN NË ARKIVOLE"/ Australia reagon pas fjalëve të Erdogan
Previous article "MOZARTI I VOGËL/ Është vetëm 6 vjeç, ka lindur i verbër dhe di të luajë në piano (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT