• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“TIRANA MOONS”/ Biblioteka lëvizëse në sheshin “Nënë Tereza”
Home
Kulturë

“TIRANA MOONS”/ Biblioteka lëvizëse në sheshin “Nënë Tereza”

17 October, 2025 s.autor Kulturë

Në sheshin “Nënë Tereza” është vendosur vepra më e re arkitekturore e quajtur ‘Tirana Moons’, e cila është një oaz i gjelbër dhe një hapësirë publike kushtuar librit.” Instalacioni i përkohshëm paraqet njësi modulare, të parafabrikuara që montohen në vend. Format dhe ndriçimi i saj i ngjajnë Hënës, duke krijuar një atmosferë unike. Ky instalacion lëvizës i ndërtuar me dru, sipër ka hënat në formë sferike të mbuluara me tendë dhe është ideuar nga arkitekti i njohur austriak, Chris Precht.”

Instalacioni e shndërron sheshin ‘Nënë Tereza’ në një hapësirë miqësore për mjedisin, por edhe për njerëzit, sidomos për fëmijët dhe familjet. Në këtë hapësirë bëhen bashkë librat, natyra dhe arkitektura, duke ofruar frymëzim dhe qetësi në zemër të qytetit. Ndërkohë, arkitekti e ka konceptuar këtë vepër si një bibliotekë në krijim, ndaj dhe ftohen të gjithë qytetarët, që të sjellin librat e tyre me shënime, për të frymëzuar kështu njëri-tjetrin.

Biblioteka përfshin libra të veçantë të dhuruar nga librari “Dukagjini” nga Kosova. Edhe arkitektët e përfshirë në projektet e fundit të qytetit kanë kontribuar me libra në koleksionin e saj. “Tirana Moons” ngjan se është një nga ato vepra arti, që afron edhe më tepër Kosovën e Shqipërinë.

“Është një ide e mirë për qytetarët e Tiranës. Këtu të rinjtë lexojnë libra dhe marrin dije.”, shprehet një i ri nga Kosova.

“Është një vend i bukur, për arsye se ka vend ku të rrish. Është afër stadiumit, është vend turistik. Edhe librat kanë qenë libra interesantë se ka pasur llojshmëri, ka pasur libra historikë, libra botërorë. Nuk ka pasur shumë libra të autorëve shqiptarë. Kanë ardhur edhe firma prej Kosovës, siç është ‘Dukagji’, edhe më është dukur interesant. Në Prishtinë nuk e kemi parë kurrë e shpresojmë të shohim një investim të tillë.”

Studentë të Universitetit të Arteve janë ndër vizitorët e bibliotekës, për shkak dhe të afërsi që ajo ka me vendin ku ata studiojnë. Kjo studente po lexon në anglisht një libër për Van Gogh-un dhe shprehet e kënaqur me atë çfarë biblioteka ofron.

“Na duhet një vend i qetë, një vend që të shijojmë edhe studimet artistike. Me gjithë shokët e klasës mblidhemi këtu dhe lexojmë gjëra për artin dhe ka qenë një eksperiencë shumë interesante dhe na pëlqejnë shumë. Janë gjëra që neve nuk i kemi parë. përpara. Kemi dashur që t’i marrim edhe online, kemi dashur që t’i marrim në biblioteka, edhe t’i blejmë domethënë, por që i kemi këtu dhe kemi mundësinë për t’i studiuar dhe për t’i lexuar.”, thotë kjo studente për “Report TV”.

“Tirana Moons” është e hapur çdo ditë nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 dhe vizitorët mund t’i lexojnë librat vetëm brenda saj. Ajo ka një koleksion të veçantë me botime për të gjitha moshat, ndërkohë që pritet të pasurohet ditë pas dite edhe nga vetë qytetarët. Biblioteka është menduar të funksionojë si një instalacion lëvizës, që nuk do të qëndrojë vetëm në sheshin “Nënë Tereza”, por që mund të vendoset edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRODUKTE TË SKADUARA ME VLERË 100 MIJË EURO/ Arrestohet administratori i klinikës ‘Dental Turk’ në Tiranë
Previous article HABIT Berisha: Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb i motivuan lojtarët e Kombëtares për të fituar

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT