• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TIRANA LIDER NË RAJON/ Shpallen fituesit e programit të parë 6-javor të akselerimit
Home
Sociale

TIRANA LIDER NË RAJON/ Shpallen fituesit e programit të parë 6-javor të akselerimit

22 January, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Gjithnjë e më shumë Tirana po zë një vend të rëndësishëm në rajon për mbështetjen që i krijon startupeve. Akseleratori i parë në Shqipëri Uplift Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës përzgjodhi fituesit e programit të parë 6-javor të akselerimit pjesë e të cilit ishin 7 startupe nga Shqipëria, Kosova dhe Rajoni.

Akseleratori i parë në Shqipëri i cili tërhoqi vëmendjen e mëse 50 startupeve nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme vjen si fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes ICTSmedia, SOVVA dhe me mbështetjen e SlovakAid.

Tashmë Tirana po zë një vend të rëndësishëm në rajon për mbështetjen që i krijon startupeve. Përpjekjet disa mujore të startupet dhe ekipit të Uplift Albania u finalizuan në ditën “Demo-Day” ku përballë një audience si Kryetari i Bashkisë Tiranë  Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, deputeti Niko Peleshi dhe investitorëve Peter Kolesar, Boris Zeleny, Marin Gjonaj, Eva Simokova Zhabevsa Muratovska dhe Stephen Kelly u shpallën fituesit e Uplift Albania.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj vlerësoi përpjekjet e ICTS media në fushën e teknologjisë dhe informacionit ndërsa bëri thirrje për përfshirjen edhe të universiteteve në nisma të tilla si Uplift Albania.

 “Shqiptarët janë të gatshëm të flasin por jo të dëgjojnë. Por në ICTSmedia ka njerëz që janë të gatshëm të dëgjojnë” theksoi Kryebashkiaku Veliaj.

 “Duke u bërë bashkë të ndihmojmë talentet tona me mbështetjen e komunitetit kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm,” tha bashkëthemeluesi i ICT Awards  Kushtrim Shala në fjalën e tij hapëse të “Demo-Day.”

Peter Kolesar, partner në CIVITTA dhe një prej mbështetësve të Uplift Albania tha se pasioni për progres dhe inovacion janë dy të përbashkëta të mëdha mes dy vendeve tona.

“Akseleratorët mund të sjellin ndryshim për vendin dhe Uplift po e bën këtë në Sllovaki ndërsa potenciali për të bërë të njëjtën gjë në Shqipëri ekziston,” tha gjatë fjalës së tij.

 “Demo-Day” i parapriu një aktivitet paralel Investor Connect ku secili startup pati mundësinë për të komunikuar me investitorët përgjatë 7 minutave në formatin Speed Dating. Startupet shqiptare të shndërruara në kompani dhe që kanë arritur njohje dhe sukses ndërkombëtar janë të pakta me qasjen tradicionale ndaj biznesit që mbetet predominuese në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA AMERIKA/ Humbja ndaj McGregor lë pasoja te Cerrone, UFC pezullon "kaubojsin"
Previous article PAKETA "ANTI-SHPIFJE"/ Rrëzohet dekreti i Metës për ligjin e mediave elektronike

F.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT